Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri siguroi se ka sasi të mëdha karburanti

| rinovuar më 22-03-04 3.48.MD
Foto: BGNES

Karburanti është i disponueshëm në pikat e karburantit, siguroi kryeministri Kirill Petkov pas një takimi me Asociacionit Bullgar të Naftës dhe të Gazit. Kemi sasi të mëdha karburanti, nuk ka asnjë problem në të gjithë zinxhirin. Arsyeja e vetme e panikut ishin disa foto të pikave të vogla të karburantit të dërguara jashtëzakonisht nën sulm politik ose hibrid nga njerëz të lidhur me organizatën rinore të GERB. Kishte panik për disa orë pa arsye, shtoi Petkov.

Nëse ndjejmë një tjetër lëkundje të tillë, do të kemi një reagim dhe komunikim të koordinuar që njerëzit të mos i nënshtrohen të gjitha gënjeshtrave, u shpreh kategorik kryeministri.

Më vonë, partia GERB i përshkroi si “maja e pafuqisë” akuzat e Kryeministrit Kirill Petkov se organizata e saj rinore qëndron pas sulmit hibrid. “Në vend që qeveria të shpallë lëshimin e karburanteve nga rezerva shtetërore me çmim të ulët dhe kështu t’i qetësojë njerëzit se çmimi nuk do të kërcejë aq sa kanë frikë, nuk bëri asgjë”, tha deputeti Deljan Dobrev.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 31 gushtin

Ditën e shtunë pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe kryesisht në zonat malore do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë mesatare nga veri-verilindja. Temperaturat..

botuar më 24-08-30 7.40.MD

Kabineti zyrtar përcaktoi dy kandidaturat për Komisioner Evropian

Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov janë kandidatët bullgarë për komisioner evropian, njoftoi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ekaterina Zaharieva , e nominuar nga GERB-SDS, ka një diplomë master në drejtësi nga Universiteti i..

botuar më 24-08-30 3.04.MD

Janë miratuar tre projekte strategjike energjetike

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi nënshkrimin e tre dokumenteve të rëndësishme strategjike për bashkëpunim në fushën e energjetikës, njoftoi BTA, duke cituar ushtruesin e detyrës së ministrit të energjisë, Vlladimir Malinov. Dokumenti..

botuar më 24-08-30 2.02.MD