Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më shumë se 100 mjekë vullnetarë ofrojnë ndihmë falas për refugjatët nga Ukraina

Shoqata Kombëtare e Vullnetarëve ka në dispozicion 3100 vullnetarë të trajnuar për veprime emergjente në situata të jashtëzakonshme

Foto: arkiv

Aksionet e shumta, donacionet dhe përkushtimi i bullgarëve në ndihmë të refugjatëve të luftës në Ukrainë na dëshmojnë prej 12 ditësh se mirësia në shpirtrat tanë është ende e gjallë dhe ne dimë ta tregojmë.Shembulli i mirë i radhës në këtë drejtim është iniciativa e Shoqatës Kombëtare të Vullnetarëve në Republikën e Bullgarisë, qëllimi i së cilës është të gjejnë  mundësisht një numër sa më të madh vullnetarësh, të cilët janë gati t’i ndihmojnë në të gjithë vendin. Numri  i kandidatëve deri tani është mbi 150, si dhe 100 mjekë që bëjnë ekzaminime dhe japin ndihmë refugjatët që i kërkojnë sepse siç dihet, ata janë kryesisht gra me fëmijë, gra shtatzëna dhe njerëz të moshuar.

Jasen Cvetkov

“Prandaj për ne ishte me një rëndësi të madhe të gjejmë mjekë, të cilët zotërojnë gjuhën ruse ose ukrainase, të cilët të jenë në një gatishmëri të ndihmojnë nevojtarët”- theksoi në një intervistë për Radio Bullgarinë  Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Vullnetarëve në Republikën e Bullgarisë, Jasen Cvetkov.

Shoqata e cila është krijuar gjatë vitit 2014, bashkon qytetarë civilë që janë të gatshëm të ndihmojnë institucionet gjatë  situatave emergjente.

“Ndaj këtij momenti, anëtarët tanë janë mbi 40 bashki, zjarrfikësja, Shoqata Kombëtare e Bashkive, 7 klube që kryejnë aktivitete të ngjashme me formacionet vullnetare, si dhe individë të veçantë”- sqaroi Cvetkov dhe shtoi se, numri i formimeve vullnetare është 240 në të gjithë vendin.

Ata i përkasin bashkive dhe janë pjesë e sistemit të unifikuar të shpëtimit të vendit.Njerëzit në to kanë kaluar stërvitje të caktuara, disponojnë me pajisje të domosdoshme, me mjete mbrojtëse dhe veshje të përshtatshme. Ndaj këtij momenti në vend ka 3100 vullnetarë të regjistruar dhe të gatshëm për punë. Ndërhyrja e tyre kërkohet me  urdhër të zjarrfikësve, kur nevojiten forca shtesë. Pas kësaj, kryetari i bashkisë së vendbanimit lëshon ​​një urdhër për aktivizimin e skuadrës.”

Shoqata Kombëtare e Vullnetarëve në Republikën e Bullgarisë, punon aktivisht për rritjen e kulturës shoqërore në lidhje me fatkeqësitë e shkaktuara nga veprimtaria njerëzore ose nga ajo e natyrës, por Cvetkov pohon se kjo veprimtari kërkon përpjekje sistematike:

“Detyra jonë është të zbulojmë elementet, boshllëqet ose mangësitë që mungojnë në sistemin e reagimit gjatë fatkeqësive dhe të përpiqemi t’i plotësojmë ato për të bërë më efektiv. Organizojmë stërvitje të ndryshme, biseda dhe  trajnime si për vullnetarët nga formacionet , kështu dhe për qytetarët, mes të cilëve janë fëmijët dhe nxënësit.”

Për këtë qëllim ata kanë në dispozicion një platformë mësimore online, e cila iu ndihmon të zhvillojnë një përgatitje teorike. “Ushtrimet praktike zhvillohen në vende të ndryshme të vendit. Shfrytëzojmë baza të zjarrfikëses, si dhe qendra mësimore dhe poligone në bashki të ndryshme - anëtare të shoqatës”- sqaroi Jasen Cvetkov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Facebook /@navrb, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/ Universiteti i Ruses

Universiteti i Ruses mirëpret studentët e huaj me një program të pasur kulturor

Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..

botuar më 24-12-13 6.15.PD

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD