Nënpresidentja Ilijana Jotova i bëri thirrje qeverisë që deri në mes të marsit të hartojë një plan kombëtar për përballimin e krizave aktuale. Në Panairin e Plovdivit ajo mori pjesë në hapjen e një forumi për bujqësi moderne, verë, ushqim dhe pajisje.
Sipas Nënpresidentes, plani duhet të zhvillohet në tre drejtime: "garantimi i sigurisë së qytetarëve bullgarë në kontekstin e thellimit të konfliktit ushtarak në Ukrainë, veprime për përballimin e fluksit të refugjatëve, masa për të ndihmuar qytetarët bullgarë dhe ekonominë bullgare në kushtet e inflacionit galopant dhe të rritjes së çmimeve.
Ilijana Jotova tha gjithashtu se në takimin jozyrtar të liderëve evropianë në Versajë, Kryeministri Kirill Petkov duhet të kërkojë rishikimin e marrëveshjes së gjelbër dhe zgjatjen e afatit të funksionimit të termocentraleve për të zbutur ndikimin e krizës së thelluar në sektorin e energjetikës.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..