Nënpresidentja Ilijana Jotova i bëri thirrje qeverisë që deri në mes të marsit të hartojë një plan kombëtar për përballimin e krizave aktuale. Në Panairin e Plovdivit ajo mori pjesë në hapjen e një forumi për bujqësi moderne, verë, ushqim dhe pajisje.
Sipas Nënpresidentes, plani duhet të zhvillohet në tre drejtime: "garantimi i sigurisë së qytetarëve bullgarë në kontekstin e thellimit të konfliktit ushtarak në Ukrainë, veprime për përballimin e fluksit të refugjatëve, masa për të ndihmuar qytetarët bullgarë dhe ekonominë bullgare në kushtet e inflacionit galopant dhe të rritjes së çmimeve.
Ilijana Jotova tha gjithashtu se në takimin jozyrtar të liderëve evropianë në Versajë, Kryeministri Kirill Petkov duhet të kërkojë rishikimin e marrëveshjes së gjelbër dhe zgjatjen e afatit të funksionimit të termocentraleve për të zbutur ndikimin e krizës së thelluar në sektorin e energjetikës.Gjendja e 14 të dëmtuarve në incidentin tragjik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë pranuar për trajtim në Bullgari, vazhdon të jetë e rëndë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Tetë pacientët e shtruar në spitalin e urgjencës “..
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen Radev pas nënshkrimit të librit të ngushëllimeve në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje...
Gjashtë banorë të qytetit Koçani të Maqedonisë së Veriut po udhëtojnë drejt Spitalit “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak. Ata kanë grupin e rrallë të gjakut A, faktorin Rhesus negativ, i cili është i nevojshëm urgjentisht për një nga pacientët në..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..