Për herë të parë Bullgaria do të ketë një program për mbështetjen e mediave bullgare jashtë vendit. Këtë e njoftoi Antoaneta Coneva, kryetare e Komisionit Parlamentar mbi Politikat për Bullgarët Jashtë Shtetit gjatë kohës së online takimit, organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare.
Përveç krijimit të këtij programi, 4 800 000 leva shtesë janë të siguruara dhe për dërgimin e mësuesve bullgarë jashtë vendit. Të dyja iniciativat kanë marrë përkrahjen e deputetëve nga të gjitha grupet parlamentare dhe tanimë janë fakt, meqenëse janë propozuar midis dy leximeve të buxhetit të shtetit për vitin 2022.
Buxheti i ndarë për përkrahje të mediave bullgare jashtë kufirit tani për tani është në përmasë të 200 000 levave, por, nëse programi realizohet me sukses, ai do të shtohet - bindi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare Kirill Vëllçev. Duke saktësuar se do të ketë akoma diskutime dhe shqyrtime, ai vuri në dukje disa nga kriteret, të cilave duhet tu përgjigjen mediat, që të mund të përfitojnë nga financimi i synuar.
“Është e dukshme se informacioni, të cilin e shpërndajnë këto media, duhet të jetë i paracaktuar për bullgarët nëpër botë. Një çështje aktuale, mbi të cilën mund të diskutohet është nëse ky informacion duhet të jenë në gjuhën bullgare. Media duhet të sigurojë një qasje publike në përmbajtjen e vet, pavarësisht nëse falas ose të paguar. Është e domosdoshme që të shpërndajë dhe një përmbajtje të re. Është me rëndësi që media të jetë një pjesë nga Kodi Etik i Medias Bullgare, i lidhur gjatë vitit 2005, të jetë i qartë pronari i saj, si dhe me çfarë kushtesh mund të marrë mjete për mirëmbajtjen e medias të krijuar prej tij”.
Gjatë kohës së takimit u prek dhe tema, të cilën Antoaneta Coneva e përcaktoi si prioritet për të, si kryetare e komisionit të resorit në Kuvendin Popullor, e pikërisht - cila është e ardhmja e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit.
“Aktualisht po rrjedh një shqyrtim shoqëror i Rregullores së Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Po e bëjmë këtë përpjekje, që të forcojmë kapacitetin e saj. Përveç kësaj Ministria është organi, i cili mund të propozojë miratimin e akteve të ndryshme nga Këshilli i Ministrave, të cilat të lejojnë që Agjencia të zhvillojë politika reale”, vuri në dukje Coneva.
Mes pyetjeve, të cilat bashkatdhetarët tanë nëpër botë mundën ti drejtojnë kryetares së Komisionit për Bullgarët Jashtë Shtetit, u dallua kjo e Martina Shopovës - gazetare nga media e bullgarëve në Austri Melange Bulgaren. Ajo ishte e lidhur me idenë e përhapur nga Antoaneta Coneva për krijimin e një rrjeti prej vatrave të kulturës jashtë kufirit. Për bashkatdhetarët tanë është me rëndësi të ketë një qartësi sesi veprimtaritë e këtyre vatrave të kulturës nuk do të dublohen me institutet kulturore bullgare nëpër botë?“Nuk mendoj se vatrat e kulturës dhe institucionet kulturore mund të jenë në një konkurrencë njëra me tjetrën - vuri në dukje Coneva. Ajo, të cilën po mundohemi ta bëjmë është që ti përfshijmë në një rrjet të përbashkët institucional, në bazë të shembullit të shkollave bullgare jashtë kufirit. Unë me të vërtetë besoj se ndërveprimi i mirë ndërmjet nismës qytetare, të mbështetur nga masat e duhura nga institucionet shtetërore, do të mundësojë krijimin e praktikave të mira.
Institutet kulturore bullgare jashtë kufirit janë vetëm 11 në numër. Përveç një vendi, në të cilin prezantohet kultura dhe arti bullgar , ato duhet të jenë dhe një qendër, e cila do të përkrahë iniciativat vendase të bullgarëve jashtë kufirit, të cilat të realizohen aty.”
Në bisedë u prek dhe tema më aktuale për luftën në Ukrainë dhe qytetarët bullgarë në territor të saj. Antoaneta Coneva shënoi se Komisioni Parlamentar për Bullgarët Jashtë Shtetit është e angazhuar fortë me problemet e bullgarëve-refugjatë nga Ukraina dhe nga afër punon me Ministrinë e Punëve të Jashtme, përfshi mbi çështjet për Direktivën e Bashkimit Evropian për një mbrojtje të përkohshme.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..