Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një studim e vendos Bullgarinë në vendin e dytë në botë për sa i përket vdekshmërisë nga Covid

Foto: Pixabay

Statistikat tregojnë se më 11 mars, saktësisht 2 vjet pas viktimës së parë të koronavirusit në Bullgari, ka 36 028 vdekje të regjistruara në vend për shkak të infeksionit.

Më shumë se 18 milionë njerëz, ose tre herë më shumë sesa tregojnë të dhënat e statistikave zyrtare, ka të ngjarë të kenë vdekur nga koronavirusi në mbarë botën, sipas një studimi të zhvilluar në 191 vende nga Universiteti i Uashingtonit. Dallimi është sepse metodologjia e studimit përfshin ata që kanë vdekur nga sëmundje të tjera që janë përkeqësuar pas infeksionit.

Përqindja e "vdekshmërisë së tepërt", siç quhet treguesi i përdorur, ndryshon në mënyrë dramatike nga vendi në vend. Sipas studimit të botuar në revistën “The Lancet”, Bullgaria renditet e dyta në botë sipas këtij treguesi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD