Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Faktori Covid-19, i cili ndryshoi për dy vjet jetën këtu dhe në mbarë botën

Foto: arkiv

Korona kriza e cila  filloi në fillim të vitit 2020po vazhdon dhe sot, pavarësisht se frika nga virusi u zëvendësua nga tmerri i luftës në Ukrainë. Më 8 mars, përpara 2 vjetëve në Bullgari ishte regjistruar rasti i parë i infeksionit me SARS-CoV-2.24 muaj më vonë statistika tregon se përmes infektimit kanë kaluar 1 103 788 qytetarë bullgar, nga të cilët janë shëruar 860 142.

Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjes, Bullgaria është me një vdekshmëri më të lartë nga koronavirusi në Bashkimin Evropian - 319 veta në 100 mijë popullsi. Pavarësisht nga statistika e zymtë, vendi ynë mbetet në vendin e fundit në Bashkimin Evropian për nga numri i vaksinave të vëna - me dy doza janë 2 049 000 bullgarë, që është 33.6% nga popullsia.

Që nga fillimi i epidemisë vendi ynë ka regjistruar 5 valë të shpërndarjes së infeksionit, të cilat kanë çuar deri në forcimin e masave anti-epidemike.Përjetuam shumë - që nga një bllokimi i plotë dhe lëvizja e kufizuar midis vendbanimeve, përmes masave të tilla, si mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, dezinfektimi i përhershëm, mbyllja e bizneseve për periudha të caktuara, imunizimi, futja e certifikatave të gjelbra për aktivitetet e brendshme në të mbyllur…

Kufizimet  ndikuan më  fortë në sektorët e biznesit, si turizmi, hoteleria dhe restorantet, të cilët mbetën të mbyllura shumë kohë.

Përveç pasojave ekonomike, pandemia ndikoi në mënyrë të qëndrueshme dhe mbi marrëdhëniet midis njerëzve. Nxënësit mbetën për një periudhë të gjatë kohe në shtëpi, kurse mësimdhënia u transferua në online mjedisin, shumë kompani i mbyllën ofiset e tyre, kurse shtëpitë e nëpunësve të tyre u kthyen në hapësira për të punuar. E gjithë kjo shkaktoi një mos kënaqësi, madje dhe dyshime, se masat parandaluese janë të panevojshme dhe se vaksinat nuk e zvogëlojnë infeksionin.

“E vërteta është se problemi u ndez dhe u zhvillua në një gjendje paranoje për një kohë të gjatë, virusi ishte lajmi i parë, numëroheshin  viktimat, më pas erdhën kërcënimet. Fakti  se gjithçka është një mashtrim u bë e qartë tani, me fillimin e krizës në Ukrainë, sepse asgjë në virus nuk ka ndryshuar “- vuri në dukje politologu Kënço Stojçev përpara Radios Kombëtare Bullgare

Kënço Stojçev

“Sikurse menjëherë nxituan ta shpallin një grip sezoni, siç ishte Covid-i që nga vet fillimi. Derisa ne ekzistojmë në këtë botë, do të ekzistojnë dhe viruset. Nuk dua që  ta nënvleftësoj Covid-19, por u grumbulluan gënjeshtra të shumta. U shkelën të drejtat tona, në të gjithë botën në bazë të një mënyre paprecedente, por më paprecedentja është sesi ne lejuam që të na marrin këto të drejta. Sistemi Shëndetësor na shërben ne, dhe jo ne atë. Ne, që të gjithë i paguajmëkontributet tona të sigurimeve shoqërore, buxheti i sistemit shëndetësor shkoi mbi 6 miliardë leva, ndërsa 7 vjet më parë ai nuk kishte 2 milionë, në të njëjtën kohë popullsia u ul me 1.5 milionë, prandaj pikërisht tani është koha për t’u menduar”.

Veprimet ushtarake në Ukrainë për një natë e mbyllën temën për shpërndarjen e Covid-19, pohon politologu. Por, specialisti mbi sëmundjet infektive dhe parazitare profesori Todor Kantarxhiev hedh poshtë një mendim të tillë. Ai i referohet analizave të mostrave të bëra në vendin tonë në muajin shkurt, ku rezulton se 96% e rasteve të regjistruara të koronavirusit në vendin tonë janë të variantit Omikron.“Doli se, ky variant nuk është dhe kaq i rrezikshëm, sa na kishin thënë në fillim të vitit. Të hospitalizuarit po kështu janë shumë më pak, kjo është filozofia e virusit pandemik, të bëhet më infektues, por njerëzit ta kalojnë sëmundjen më lehtë” - sqaroi profesori Kantarxhiev në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare: 

Prof. Todor Kantarxhiev

“Prognozat po realizohen, në vend filluan të pakësohen rastet e reja, një javë pas kësaj u pakësua dhe presioni në spitale, kurse kjo nga ana tjetër normalizoi sistemin. Me të vaksinuarit dhe me njerëzit të cilët e kaluan sëmundjen mbase arritëm një imunitet kolektiv. Por problemi është se 25% nga bullgarët e pa vaksinuar mendojnë se vaksina nuk do t’u bëjë mirë, sepse kanë sëmundje kronike. Me ta duhej të punohej në një fushatë kombëtare. Në fund të fundit u pa se vaksinat nuk u shkaktuan dëm njerëzve. Edhe kur u sëmurën, e kaluan sëmundjen shumë më lehtë, por mesazhete ngatërruara nga ana e shëndetësisë publike po vazhdojnë”.

Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të intervistave të Valeria Nikollovës dhe Gergana Hrisçevës -BNR-Horizont/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Krishtlindjet bullgare” mblodhi 2.9 milionë leva (pothuajse 1.5 milionë euro) për fëmijët në nevojë për trajtim

Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..

botuar më 24-12-26 10.24.PD

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD