Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bullgaria ndryshoi para syve të mi” – Yves Ditte, një pronar furrash franceze në vendin tonë

Foto: arkiv personal

Nëse po ecni në Plovdiv, me siguri do t'ju bëjë përshtypje fasada e një furre, e cila sjell aroma të shijshme. Kjo është furra e Tanja dhe Yves. Familja bullgaro-franceze e ka zgjedhur qytetin e Plovdivit për shtëpinë e tyre dhe tashmë 12 vjet punon në furrën e tyre franceze, e cila u bë frymëzimi i jetës së tyre dhe mundësi për të nxjerrë bukën e gojës.

Yves Ditte thotë se para se të vijë këtu nuk ka ditur asgjë për vendin tone. “Ashtu si shumica e francezëve, unë e lidhja Bullgarinë me kosin dhe këngëtaren Sylvie Vartan. Kjo është e gjitha! Për mua, Bullgaria ishte vetëm një vend nga Evropa Lindore dhe në imagjinatën time ishte në veri, diku në Siberi”, na tha sinqerisht Yves Ditte, duke shtuar një fakt kurioz në biografinë e tij. Ai është nipi i Alfred Ditte - miku më i ngushtë dhe kumbari i presidentit francez, gjeneralit Charles de Gaulle.

I kujtohet kur ka mbërritur për herë të parë në Bullgari. Viti ishte 2000, dmth 7 vjet para anëtarësimit tonë në BE. Atëherë gjithçka dukej e pazakontë dhe e modës së vjetër.

“Vendi ndryshoi para syve të mi, sepse e kam njohur para dhe pas hyrjes në BE. Dhe kështu pashë ndryshimin në infrastrukturë, autostrada, parqet publike, etj. Në momentin që u anëtarësua në Bashkimin Evropian, Bullgaria tërhoqi vëmendjen, pasuar nga investimet që mbështetën zhvillimin e saj. Unë do t'ju jap një shembull tjetër. Kur erdha këtu për herë të parë 20 vjet më parë, vajzat e reja mbanin funde të shkurtra dhe makijazh të tmerrshëm - diçka që është e papranueshme për ne francezët. Tani, edhe pse nuk kanë shumë para, shumica e bullgarëve janë të veshur me stil evropian, me shumë shije dhe elegancë. Dhe kjo është mirë për një francez. Ka dhe diçka tjetër shumë të rëndësishme - qytetet tuaja janë të pastra, ndryshe nga ato franceze.”

Sot, Yves dhe Tanja kanë një biznes të suksesshëm. Ata kanë 3 furra franceze në Plovdiv dhe Haskovo.

Nga dy martesat e tyre të mëparshme, Yves dhe Tanja kanë gjithsej 4 fëmijë, si dhe një nga martesa e tyre e tanishme. Tre nga fëmijët jetojnë në Bullgari dhe kanë nënshtetësi bullgare. Por ka një gjë që e pengon francezin të ndihet 100% bullgar - gjuha!

"Është shume e vështire! Kjo është një gjuhë tmerrësisht e vështirë. Në pamje të parë duket më e lehtë se frëngjishtja, sepse drejtshkrimi juaj përputhet me fonetikën, d.m.th. ju shkruani atë që dëgjoni, gjersa në frëngjisht kemi 4 mënyra për të shkruar tingullin "o", etj. Por, gramatika bullgare është e pamundur. Të mos flasim për shqiptimin. Si mund ta shqiptojmë frëngjisht Hristo, për shembull, kur nuk mund të riprodhojmë tingullin "h". Kjo është e pamundur!”, tha Yves, por menjëherë shtoi se e ndjen Bullgarinë si atdheun e tij dhe nuk do të kthehej në Francë për asgjë në botë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Yves Ditte



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Silsila Mahbub

Silsila Mahbub: "Qëndrimi ndaj refugjatëve të Lindjes së Mesme duhet të ndryshojë"

Jeta e miliona njerëzve në mbarë botën, të cilët jetojnë në një sërë sfidash jetësore - luftë, uri, varfëri, duket e pakuptueshme për botën perëndimore, pjesë e së cilës janë Evropa dhe Bullgaria. Kjo është arsyeja se pse ne i pranojmë historitë e fateve..

botuar më 24-03-05 5.10.MD

Nënkryetari i një bashkie shqiptare kërkon një jetë më të mirë për bullgarët në Shqipëri

Agron Nuredinaj prej disa muajsh është pjesë e administratës së re bashkiake të qytetit të Kukësit në veri të Shqipërisë. Qendra bashkiake është përgjegjëse edhe për fshatrat në rajonin e Gorës, ku një popullsi me origjinë bullgare dhe me vetëdije..

botuar më 24-02-03 7.30.PD
Çavdar Arnaudov

Çavdar Arnaudov: Në Radio Bullgaria, pata fatin të punoja me përkthyesit më të mirë nga dhe në frëngjisht

Radio Bullgaria në formën e saj origjinale u shfaq një vit e një muaj pas krijimit të Radios Bullgare, në atë kohë Radio Sofja. Radio Bullgaria që në fillimet e saj paraqet një imazh të ndryshëm dhe autentik të vendit tonë dhe në këtë rol të rëndësishëm..

botuar më 24-01-25 7.30.PD