Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 16 marsin

Mot me re dhe me reshje

Foto: BGNES

Të mërkurën në mëngjes temperaturat minimale do të jenë nga minus 4 deri në 1 gradë, në Sofje rreth minus 2 gradë. Gjatë ditës do të mbajë vranësira në të gjithë vendin, pasdite në shumë vende me reshje të dobëta shiu, në male dhe borë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë, për kryeqytetin rreth 9.

Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje të dobëta shiu. Do të bjerë borë mbi 1700 m. Do të fryjë erë mesatare, në kurriz deri e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 4 gradë, në 2000 m rreth minus 1 gradë.

Të enjten temperaturat do të pësojnë rënie dhe reshjet do të jenë të përziera me borë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD