Mbrojtja dhe sovraniteti i Bullgarisë mund të garantohen vetëm përmes NATO-s. Këtë e deklaroi para Nova Tv ish-Ministrja e Jashtme Nadezhda Nejnski. Sipas saj, mbyllja e qiejve mbi Ukrainën dhe dërgimi i luftëtarëve polakë do të thotë se NATO-ja do të hyjë në luftë me Rusinë.
Përsa i përket furnizimit me impiante të mbrojtjes ajrore, ish-Ministrja e Jashtme është e mendimit se ato mund të kenë një efekt të mirë.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore janë ndër pikat kryesore të vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, i cili po bën turne në Evropën Lindore. Në televizion, ish-Ministri bullgar i Mbrojtjes Angell Najdenov shpjegoi se gjatë vizitës së Lloyd Austin në Bullgari, ndoshta do të bëhet fjalë që vendi ynë t'i sigurojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketore. Gjithashtu do të diskutohet vendosja e komponentëve të tokës në territorin tonë. Naidenov shprehu qëndrimin se vendi ynë duhet të kërkojë gjithçka që parashikojnë aleatët tanë të NATO-s në aspektin e mbrojtjes. Të njëjtin mendim shprehu edhe gjenerali Anju Angellov, Ministër i Mbrojtjes i qeverisë së parë të GERB-it, sipas të cilit Bullgaria dhe Rumania kanë një plan të përbashkët mbrojtës dhe është koha për të kaluar në fazën e parë.
Ndërkaq, para Nova TV, bashkëkombësi ynë Daniell Benatov, pedagog në Universitetin Teknik të Kievit, i cili aktualisht ndodhet në një fshat afër kufirit me Poloninë, tha se tërë natën mbi Kiev ka pasur gjuajtje me raketa, të lëshuara kryesisht nga Bjellorusia, me instalime artilerie, si dhe me avionë.Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..