Koalicioni qeverisës do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme epidemike në vend, por do të ruajë të drejtën e autoriteteve mjekësore për të vendosur masa anti-epidemike. Kjo do të bëhet e mundur pas miratimit të ndryshimeve në ligjin e shëndetësisë të dorëzuara në Kuvend. Situata aktuale emergjente është në fuqi deri më 31 mars dhe ndryshimi pritet të miratohet deri në fund të muajit.
Autoritetet shëndetësore do të jenë në gjendje, si më parë, të vendosin rregulla për Covid si mbajtja e maskave ose fushatat e imunizimit, por nuk do të mund të ndalojnë udhëtimin në vend.
Me heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, do të shfuqizohen kërkesat për izolim dhe karantinë në rast infektimi me koronavirus apo kontakt me një person të infektuar.37.4% e bullgarëve të moshës madhore pranojnë formulën e qeverisë së re. 21.4% e pranojnë atë, por jo fort. 16.5% më tepër nuk e pranojnë formulën dhe 20.8% nuk e pranojnë fare. Pjesa tjetër e ka të vështirë të përgjigjet. Kështu, qeveria e Rosen..
Eurodeputeti nga “Vëzrazhdane” Stanisllav Stojanov u zgjodh kryetar i grupit evropian “Evropa e Kombeve Sovrane”, njoftoi qendra për shtyp e partisë “Vëzrazhdane” . Stojanov ishte i vetmi kandidat për këtë post dhe u zgjodh unanimisht nga të gjitha..
Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit do të punojë shumë dhe pas të martës do të fillojë emërimet e personelit të zëvendësministrave dhe guvernatorëve rajonalë, tha në parlament kreu i GERB Bojko Borisov. Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit është regjistruar si..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve...