"Çanta e shpinës digjitale - Bullgaria ime" për nxënësit bullgarë jashtë vendit është pothuajse "e mbushur", kjo u raportua në një takim në shkollën bullgare "Nikolla Vapcarov" në Nikozi të Qipros.
Projekti, i bashkëfinancuar nga programi evropian Erasmus +, do të jetë gati deri në maj të vitit 2022, tha për BNR Doc. Angelina Markovska, koordinatore e projektit në Universitetin e Veliko Tërnovos. Partnerët janë Bashkimi i Bullgarëve në Qipro dhe Shoqata Kulturore Greko-Bullgare “Paisij Hilendarski” bashkë me shkollat e fundjavës në Nikozi dhe Athinë.
Ata po zhvillojnë një platformë elektronike arsimore me akses falas. Manualët interaktivë për gjuhën dhe letërsinë, gjeografinë dhe historinë bullgare do të përdoren nga shkollat bullgare jashtë vendit për mësim në distancë. Modeli mund të përshtatet me sistemet arsimore të çdo vendi të BE-së.Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..