Shekulli i 21-të nuk ishte i tillë siç e prisnim të ishte. Ne përfytyronim një shekull të paqes dhe të mirëkuptimit, në të cilin arsyeja e shëndoshë gjithmonë të mbizotërojë. Por, vetëm për një çast, më 24.02.2022, jeta e milionë njerëzve ndryshoi përtej njohjes. Kështu është dhe për Rusllan Matevoshtuk (Ruslan Matevosiuk), student në Sofje, me origjinë nga Ukraina.
“O Zot, më mirë asnjëherë të mos e kesh provuar ndjenjën e luftës! Është e tmerrshme!”- tha gjatë takimit me ne Rusllan. Ai është nga Berdjansk, një qytet në bregun e detit Azov, një nga vendet e preferuara të ukrainasve për një pushim veror. Ai është me një prejardhje bullgare / babai i tij është bullgar/. Ja përse dhe Sofja del si një variant më të mirë për Rusllanin të mund të vazhdojë arsimin e tij. Aktualisht ai është student në kursin e parë në Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore.
„Më 1 shtator unë mbërrita në Bullgari, i përmbushur me shpresa, forcë dhe optimizëm. Kjo ishte një faqe e re në jetën time - kujtohet për ditët e para në Sofje Rusllani. Në fillim fare isha i frikësuar. Nuk e dija sesi do të jetoja këtu, a do të mund të rregullohem, a do të mund të mësoj gjuhën. Por, shumë shpejt u mësova. Pas qytetit tim të lindjes mjaft të qetë, Sofja dinamike më pëlqeu. Por për shkak të Covid-19, filluam të mësojmë në mënyrë të distancuar. Dhe unë u ktheva në Berdjansk, që të mund të kursej para. Deri më 22 shkurt të këtij viti unë isha aty dhe mësoja online. U nisa përsëri drejt Sofjes, kur Rusia i njohu Republikat Popullore të Doneckut dhe Luganskut. Unë dhe familja ime frikësoheshim se do të fillonte një konflikt në Donbas, se kufijtë do të mbyllen dhe unë nuk do të mundem të vazhdojë arsimin tim në Sofje”.
Dy ditë më vonë, Rusllan merr një telefonatë në mëngjes nga nëna e tij. Me lotë në sy ajo e njofton se në Berdjansk dëgjohen shpërthime dhe tensioni rritet.
“Kjo ishte një tronditje shokuese për të gjithë - vazhdon tregimin e tij Rusllan. Vetëm deri përpara disa javëve problemi ynë ishte se ku do të shëtisim dhe çfarë do të hamë. Kurse tani është problem se ku do të gjejmë ushqim. Çdo gjë ndryshoi rrënjësisht. Njerëzit kanë frikë. Kur shtrihesh dhe të zgjojnë sirenat është tmerruese. Tmerruese është dhe kur ndonjë nga të afërmit e tu është i sëmurë, kurse spitalet nuk e pranojnë. Tmerr!
Jeta e Rusllanit po kështu ka ndryshuar - “Kur ti e di se prindërit e tu janë mirë, ti mendon për problemet e tua, por tani unë nuk pushoj së menduari për ta” - thotë ai dhe i përshkruan ditët e përditshme të njerëzve të tij të afërt kështu:
“Dita e tyre nuk është shumë aktive, rrinë në shtëpi dhe vrapojnë në strehën e bombave kur është e nevojshme. Nuk dalin jashtë. Shyqyr se kanë se çfarë të hanë. Asnjë nga familja ime nuk ka ikur, mjerisht. Është shumë tmerruese. Jetoja me iluzionin se çdo gjë do të jetë e qetë, se që të gjitha luftërat kanë mbetur në të kaluarën. Nuk e di se çfarë do të ngjajë më tutje. Por, herët apo vonë do të kthehem në qytetin tim të lindjes, që të shikoj të afërmit e mi...
Pavarësisht nga ditët e rënda, Rusllani nga Ukraina nuk ka harruar të buzëqeshë. Dhe beson se çdo gjë do të renditet Ai është mirënjohës dhe për ndihmën dhe përkrahjen të cilën e merr këtu në Bullgari. Thotë se shoqëria jonë ështëpozitive për të dhe për ukrainasit e tjerë: “Ne jemi të pranuar si tanët! Ju faleminderit".
Rusllan është heroi në episodin e parë të videove të Radio Bullgarisë «Время беседы» /"Koha për të folur"/. Të gjithë rrëfimin e tij mund ta shikoni në YouTube kanalin e Radios Kombëtare Bullgare këtu:
Nga butoni "Titrat " në platformë mund të zgjidhni gjuhën për përkthimin automatik të bisedës me Rusllanin.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..