Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E kaluara e paharrueshme: Panairi në Uzunxhovo ishte mrekullia tregtare e Ballkanit

Foto: Qendra e Informacionit Turistik – Haskovo

Në Bullgari shumë kisha u kthyen në xhami në kohën e Pushtetit Osman. Në fshatin Uzunxhovo në rajonin e qytetit Haskovo të Bullgarisë Jugore, po dëshmojmë të kundërtën – një xhami u kthye në kishë. Sot Kisha “Fjetja e Hyjlindëses” është kisha më e madhe fshatare në Bullgari. Dikur në oborrin e saj organizohej panairi legjendar në Uzunxhovo, fama e të cilit arrinte deri në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

Në vazhdim të më shumë se dy shekujve çdo vjeshtë fshati Uzunxhovo kthehej në një qendër marramendëse, laramane dhe të zhurmshme të kulturave të afërta dhe të largëta. Tregtarë e të gjitha racave lavdëroheshin me zë të lartë mallrat e tyre, të cilat i silleshin për mijëra milje ndërsa blerësit bënin pazare ashpër për çmimin më të mirë. Këtu lidheshin kontrata serioze midis korporatave dhe bujqve të mëdhenj nga mbarë Evropa. Por njerëzit vinin këtu edhe për t’u argëtuar. Akrobatë, zhonglerë, artisë, kafshë ekzotike tërhiqnin spektatorë të emocionuar nga e gjithë Perandoria. Pazari organizohej pranë kishës së sotme “Fjetja e Hyjlindëses”, e cila në të kaluarën ishte xhami.


Supozohet se panairi u krijua në vitin 1593 nga veziri i madh Sinan Pasha.

Një herë duke kaluar nëpër fshat ai shikoi një livadh të sheshtë pranë rrënojave të një kishe të lashtë të krishterë. Vendosi se ky është vendi ideal për ndërtimin e një hani të madh, ku tregtarët dhe udhëtarët, që lëvizeshin përgjatë të ashtuquajturës Rrugë të Kostandinopojës, të kalonin natën, mësojmë nga Mitra Todorova, krye eksperte në Qendrën e Informacionit Turistik – Haskovo.

Atëherë ai urdhëroi të ndërtohej një karvan saraj i madh në këtë vend, si një shtëpi pritjeje me më shumë se 2000 shtretër për fjetje, 80 oxhaqe, një stallë për më shumë se 1000 kuaj dhe një kullë sahati. Mbi rrënojat e kishës së moçme, Sinan Pasha ndërtoi një xhami të madhe dhe vendosi se ky është një vend shumë i përshtatshëm për një treg, në të cilin të ofroheshin mallra nga e gjithë Evropa dhe nga Lindja. Panairi në Uzunxhovo po zmadhohej dhe gjatë viteve më të mira të zhvillimit të tij, në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, çdo vjeshtë priste nga 150 mijë veta nga e gjithë bota” – tregon Mitra Todorova.

Në panair mund të zbuloheshin çfarëdo lloje mallrash. Këtu kultivuesit bullgarë të trëndafilit shiteshin prodhimin e tyre të vajit të trëndafiltë. Prodhuesit e gajtanëve, lëkurëve, thikave, shajakut etj., ofronin produktet e tyre me shumicë për klientët nga vendet e largëta. Persianët shiteshin shalle laramane dhe qilima të bukura, anglezët – erëza dhe bojëra, italianët – qelqurina dhe stofra prej mëndafshi, rusët – lëkura të shtrenjta dhe libra e kështu me radhë. Përveç kësaj çdo qytet ose krahinë kishte një çarshi të vet në panair, ku bashkë me bagëtitë shiteshin edhe ... skllevër. Dhe më shumë:

“Aty arriheshin kontratat më të mëdha midis shteteve të veçanta për eksportin e drithërave, lëkurëve etj., pra gjithçka që kërkohej dhe që shtetet mund të shkëmbenin me njëri tjetrin – tregon Mitra Todorova. – Ky ishte edhe një lloj bursë pune, sepse për shembull aty shkollat gjenin mësuesit për vitin shkollor. Gjithçka shitej në Panairin në Uzunxhovo, duke përfshirë edhe armë. Në vitin 1871 dhe pas kësaj edhe në vitin 1872 vet Vasill Levski shkoi atje fshehurazi për të blerë armë për kryengritjen e ardhshme.”


Çfarë ka mbetur nga çudia e dikurshme tregtare në këtë pjesë të Evropës? Pothuajse asgjë tjetër, veç xhamisë së dikurshme e cila më vonë u kthye në kishë. Mirëpo, që kur u ndërtua në të urikrijuansimbole të feve të ndryshme. “Ndoshta me qellim që vizituesit të hyjnë për t’iu lutur Zotit të tyre” – tregon Mitra Todorova.

Në vitet 70-të të shekulli XIX në Perandorinë Osmane ndërtoheshin në mënyrë aktive hekurudha, rritej edhe roli i porteve detare dhe i anijeve tregtare. Dalëngadalë Panairi në Uzunxhovo filloi të humbë rolin e tij. Në vitin 1876 ai u zhvillua për herë të fundit.

Në oborrin e kishës Bashkia e qytetit Haskovo rregulloi një ekspozitë informative, kushtuar tregut unik me idenë të ringjallë kujtimin për kohën, kur Uzunxhovo ishte një qendër kryesore tregtare në Ballkan.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova, Qendra e Informacionit Turistik – Haskovo




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD
Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD