“Të paktën për një moment” është një këngë për dashurinë që ka fuqinë për të kapërcyer vështirësitë. Kur ka pengesa, nevojitet një përqafim që të jepet një fillim i ri. “Të paktën për një moment” është dueti i parë i Elena Sirakovës dhe Momçill Kosevit. Të dy janë autorë të muzikës dhe aranzhimit, teksti është i Elenës. Jo më pak interesante është videoklipi për këngën, i xhiruar me një kamerë të vjetër VHS që të kujton videot amatore të viteve '90. Autorët thonë se në të është vulosur dashuria e vërtetë e katër çifteve reale.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të..
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u..