Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia për Bullgarët jashtë Shtetit do të luajë rol udhëheqës në kontaktet administrative me komunitetet tona jashtë shtetit

Zëvendësministrja e Jashtme Velisllava Petrova
Foto: BGNES

Vendimi që Agjencia për Bullgarët jashtë Shtetit të integrohet me Ministrinë e Punëve të Jashtme me gradë të Agjencisë Ekzekutive u regjistrua në marrëveshjen e koalicionit midis katër partive në pushtet, që para formimit të qeverisë së tanishme. “Ideja është që Agjencia të jetë pjesë operative më e integruar e punës së misioneve tona diplomatike jashtë vendit, dhe nga ana tjetër - të lehtësojë komunikimin me komunitetet bullgare jashtë dhe teknikisht madje, të jetë një ide më afër bullgarëve në mbarë botën”- tha Zëvendësministrja e Jashtme Velisllava Petrova në një intervistë për programin “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare (BNR).

Sipas saj, shërbimet konsullore janë ndër më aktivet, por edhe nga më të kritikuarat në administratën shtetërore, prandaj një pjesë e aktiviteteve të tyre duhet të kalojnë sa më shpejt në mjedisin online. Për shembull, shërbimet që lidhen me procesin e lëshimit të vizave dhe rezervimin e orëve për marrjen fizike të dokumenteve mund të jenë plotësisht digjitale.

Ekspertë të Ministrisë do të sistemojnë shërbimet administrative më të përdorura nga bullgarët jashtë vendit, të cilat mund të kryhen online. “Problemi nuk mund të zgjidhet në mënyrë të njëanshme dhe në këtë drejtim Ministria e Punëve të Jashtme është duke punuar së bashku me Ministrinë e e-Qeverisjes”, tha Zëvendësministrja Petrova.

Edhe administrata në vendin tonë ka për t’u përshtatur me nevojat e bullgarëve që vijnë nga jashtë. Ata do të kenë nevojë për vërtetim më të shpejtë të dokumenteve të lëshuara nga vendet e huaja, si diploma apo certifikata të stazhit të punës, për t’u përdorur në vendin tonë.

Ne nuk duam që bashkatdhetarët tanë në mbarë botën të shihen si njerëz që ikën nga Bullgaria, por ata janë një burim i rëndësishëm për imazhin e vendit dhe për ndërtimin e lidhjeve, tha Petrova. Ministria e Punëve të Jashtme përpiqet të miratojë politika të sakta, të qarta dhe të qëllimshme ndaj bullgarëve jashtë vendit, duke përdorur përvojën e misioneve diplomatike të vendeve si Polonia, Rumania, Shqipëria dhe Kroacia në punën e tyre me komunitetet jashtë vendit, tha zëvendësministrja Velisllava Petrova.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD