Vendimi që Agjencia për Bullgarët jashtë Shtetit të integrohet me Ministrinë e Punëve të Jashtme me gradë të Agjencisë Ekzekutive u regjistrua në marrëveshjen e koalicionit midis katër partive në pushtet, që para formimit të qeverisë së tanishme. “Ideja është që Agjencia të jetë pjesë operative më e integruar e punës së misioneve tona diplomatike jashtë vendit, dhe nga ana tjetër - të lehtësojë komunikimin me komunitetet bullgare jashtë dhe teknikisht madje, të jetë një ide më afër bullgarëve në mbarë botën”- tha Zëvendësministrja e Jashtme Velisllava Petrova në një intervistë për programin “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare (BNR).
Sipas saj, shërbimet konsullore janë ndër më aktivet, por edhe nga më të kritikuarat në administratën shtetërore, prandaj një pjesë e aktiviteteve të tyre duhet të kalojnë sa më shpejt në mjedisin online. Për shembull, shërbimet që lidhen me procesin e lëshimit të vizave dhe rezervimin e orëve për marrjen fizike të dokumenteve mund të jenë plotësisht digjitale.
Ekspertë të Ministrisë do të sistemojnë shërbimet administrative më të përdorura nga bullgarët jashtë vendit, të cilat mund të kryhen online. “Problemi nuk mund të zgjidhet në mënyrë të njëanshme dhe në këtë drejtim Ministria e Punëve të Jashtme është duke punuar së bashku me Ministrinë e e-Qeverisjes”, tha Zëvendësministrja Petrova.
Edhe administrata në vendin tonë ka për t’u përshtatur me nevojat e bullgarëve që vijnë nga jashtë. Ata do të kenë nevojë për vërtetim më të shpejtë të dokumenteve të lëshuara nga vendet e huaja, si diploma apo certifikata të stazhit të punës, për t’u përdorur në vendin tonë.
Ne nuk duam që bashkatdhetarët tanë në mbarë botën të shihen si njerëz që ikën nga Bullgaria, por ata janë një burim i rëndësishëm për imazhin e vendit dhe për ndërtimin e lidhjeve, tha Petrova. Ministria e Punëve të Jashtme përpiqet të miratojë politika të sakta, të qarta dhe të qëllimshme ndaj bullgarëve jashtë vendit, duke përdorur përvojën e misioneve diplomatike të vendeve si Polonia, Rumania, Shqipëria dhe Kroacia në punën e tyre me komunitetet jashtë vendit, tha zëvendësministrja Velisllava Petrova. Përpilues: Gergana MançevaPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..