Vendimi që Agjencia për Bullgarët jashtë Shtetit të integrohet me Ministrinë e Punëve të Jashtme me gradë të Agjencisë Ekzekutive u regjistrua në marrëveshjen e koalicionit midis katër partive në pushtet, që para formimit të qeverisë së tanishme. “Ideja është që Agjencia të jetë pjesë operative më e integruar e punës së misioneve tona diplomatike jashtë vendit, dhe nga ana tjetër - të lehtësojë komunikimin me komunitetet bullgare jashtë dhe teknikisht madje, të jetë një ide më afër bullgarëve në mbarë botën”- tha Zëvendësministrja e Jashtme Velisllava Petrova në një intervistë për programin “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare (BNR).
Sipas saj, shërbimet konsullore janë ndër më aktivet, por edhe nga më të kritikuarat në administratën shtetërore, prandaj një pjesë e aktiviteteve të tyre duhet të kalojnë sa më shpejt në mjedisin online. Për shembull, shërbimet që lidhen me procesin e lëshimit të vizave dhe rezervimin e orëve për marrjen fizike të dokumenteve mund të jenë plotësisht digjitale.
Ekspertë të Ministrisë do të sistemojnë shërbimet administrative më të përdorura nga bullgarët jashtë vendit, të cilat mund të kryhen online. “Problemi nuk mund të zgjidhet në mënyrë të njëanshme dhe në këtë drejtim Ministria e Punëve të Jashtme është duke punuar së bashku me Ministrinë e e-Qeverisjes”, tha Zëvendësministrja Petrova.
Edhe administrata në vendin tonë ka për t’u përshtatur me nevojat e bullgarëve që vijnë nga jashtë. Ata do të kenë nevojë për vërtetim më të shpejtë të dokumenteve të lëshuara nga vendet e huaja, si diploma apo certifikata të stazhit të punës, për t’u përdorur në vendin tonë.
Ne nuk duam që bashkatdhetarët tanë në mbarë botën të shihen si njerëz që ikën nga Bullgaria, por ata janë një burim i rëndësishëm për imazhin e vendit dhe për ndërtimin e lidhjeve, tha Petrova. Ministria e Punëve të Jashtme përpiqet të miratojë politika të sakta, të qarta dhe të qëllimshme ndaj bullgarëve jashtë vendit, duke përdorur përvojën e misioneve diplomatike të vendeve si Polonia, Rumania, Shqipëria dhe Kroacia në punën e tyre me komunitetet jashtë vendit, tha zëvendësministrja Velisllava Petrova. Përpilues: Gergana MançevaPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..
Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në vendin tonë. Rreth kësaj ideje u bashkuan pianistja e talentuar Nadezhda Canova dhe princesha..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..