Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 6 prillin

Ngrohja vazhdon

Foto: BGNES

Gjatë natës do të mbajë mot kryesisht i kthjellët.

Ditën e marte do të jetë me diell. Paradite në disa vende në rrafshnalta dukshmëria do të jetë e zvogëluar. Pasdite do të fryjë erë e lehtë jug-juglindore në zonat lindore dhe jugore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 5 gradë, ndërsa ato ditore do të rriten edhe më shumë dhe maksimalet do të arrijnë në 18-23 gradë. Në Sofje temperatura minimale do të jetë 3 gradë, ndërsa ajo maksimale 19.

zonat malore pasditja do të jetë me diell me vranësira të lehta grumbulluese. Era veriperëndimore do të orientohet nga jug-perëndimi dhe do të jetë e lehtë deri në mesatare. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 13 gradë, në 2000 m - rreth 5.

Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Pasdite do të fryjë erë e lehtë jug-juglindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 11 gradë në kepat deri në 16-18 në qytetet e mëdha. Temperatura e ujit të detit do të jetë 7-8 gradë, kurse lëvizja e detit 1-2 ballë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD