Dita botërore e shëndetit - 7 prill shënohet si një festë profesionale e mjekëve dhe të gjithë punonjësve shëndetësor. Festa përsëri është një shkak të falënderojmë për përpjekjet, kujdeset dhe përsosmërinë e vazhdueshme në profesionin e njerëzve me përparëse të bardha. Pozicioni i mjekut është më shumë se një punë, është një mision njerëzor, madje mund të quhet dhe art. Mjeku duhet që ti përkushtohet krejtësisht punës së tij dhe të jetë pranë pacientëve, pa u menduar për ditën e vet të pushimit” - fjalët janë të njërit prej mjekëve më të mirë në vendin tonë - doktorit Georgji Stamenov, themelues i spitalit për shëndetin e grave “Nadezhda”.
Doktori Stamenov beson në ëndrrat, të cilat realizohen përmes zbulimeve shkencore në mjekësi dhe ka shpresa të mëdha për kolegët e tij të rinj, të cilët i trajnon dhe i përgatit në praktikën e tij mjekësore. Por, për punën e denjë të mjekëve tek ne është e nevojshme dhe një pagesë e denjë, që t’u sigurohet një qetësi në punë dhe një sedër të tillë, që ata të mos kërkojnë kushte më të mira për jetesë jashtë shtetit. Këtu kuptohet, vjen dhe roli i shtetit.
Ditë të numëruara përpara festës profesionale të mjekëve filloi të flitet për rritjen e rrogave të tyre të punës. Sindikatat dhe qeveria janë marrë vesh që paga bazë në sektor të rritet me gati 60% krahasuar me kontratën kolektive aktuale. /Në shifra kjo do të thotë se paga e mjekut nuk do të jetë më e ulët se 1900 leva dhe për infermierët do të jetë 1500 leva/. Sipas përfaqësuesve të sindikatave, qëllimi i këtij shtimi është të zëvendësojë Covid shtesat, të cilat jepeshin ndaj rrogës së mjekëve gjatë kohës së pandemisë. Por, tani për tani menaxherët e spitaleve, më në veçanti në qytetet e vogla, shikojnë me një mosbesim ndaj parave shtesë të premtuara, me të cilat ata mund të shtojnë të ardhurat e mjekëve.
Çmimi i shëndetit tek ne mbetet i lartë për pacientin, kurse Bullgaria është vend, ku pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë me të ardhura të larta. Prandaj këtu akoma më i rëndësishëm është besimi tek mjeku si njeri dhe specialist.
“Gjithmonë i këshilloj pacientët e mi të drejtohen sipas intuitës së tyre personale. Kur e shikoni mjekun në sy dhe kur flisni pak me të, zëri juaj i brendshëm do tu thotë gjëra më të vërteta sesa çdo një kompjuter me informacion. Përndryshe, çështja me rrogat e mjekëve tek ne nuk qëndron në një mënyrë më të ndryshme sesa tek mjekët nëpër botë. Çdo një praktikë e specializuar është e lidhur dhe me financa, sepse, që të mund të blihet një pajisje e caktuar, përtë aplikuar një metodë në mjekësi, ne në mënyrë të domosdoshme mbështetemi tek financimi. Aty llogaritet sa kushton pajisja dhe sa para do të kthehen prej saj në klinikën përkatëse.Prandaj nuk është mjeku ai që përcakton çmimin në mjekësi, kjo është edhe çështje e mekanizmave të tregut që i kërkojnë rrethanat”.
Sipas doktorit Stamenov kur ti i tregon pacientit se e kupton problemin e tij dhe e di sesi do ta zgjidhësh, kur tregon një bindje në këtë, sesi të veprosh, atëherë lind besimi. Por, kohët e fundit lind dhe një problem tjetër:
“Gjithnjë e më shumë njerëz informohen dhe u besojnë internet kërkuesve. Ata mendojnë se dinë më shumë nga ekspertët, por kjo nuk është kështu. Kjo sjellje është e vlefshme për të gjitha fushat e njohjes, rrezikohet ekspertiza. Por, e mira është se, bullgari ka një besim të plotë tek mjeku, kërkon mendimin e tij dhe puna e mjekut gëzon respektin e duhur.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, endometriosis.bg, nadezhdahospital.com, arkiv
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..