Në rrugën drejt Bashkimit Evropian Shqipëria do që të shkëputet nga Maqedonia e Veriut
Shqipëria do të kërkojë nga Bashkimi Evropian të ndahet kandidatura e saj për anëtarësim nga lëvizja e përgjithshme me Maqedoninë e Veriut. Kjo nevojitet, për shkak se kandidatura e Shkupit mbetet nën veton bullgare, tha në Tiranë Kryeministri Edi Rama, njoftoi agjencia maqedonase e lajmeve MIA. Rama tha se, nuk është optimist se, Bullgaria së shpejti do të ngrejë veton e vet për Shkupin. “Shqipëria nuk mund të presë më shumë, derisa të dyja vendet fqinje të zgjidhin mosmarrëveshjet e veta”, tha Rama dhe shtoi se, Shqipëria ka marrëdhënie të mira me të dyja shtetet. Rama e bëri deklaratën në prezantimin e një sondazhi kombëtar me më shumë se gjysmë milionë të anketuar. Rezultatet e sondazhit tregojnë se, 67% duan që rruga drejt anëtarësisë në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut të ndahet.
Greqia dekonservon termocentralin me qymyr të Kozanit
Ne do të zgjerojmë bashkëpunimin energjetik në sfondin e luftës në Ukrainë, e cila ka forcuar fokusin në varësinë energjetike evropiane. Këtë e deklaruan, në takimin trepalësh në Athinë, ministrat e jashtëm të Greqisë, Qipros dhe Izraelit. Miku izraelit Yair Lapid deklaroi se, gjatë muajve të afërt të tria vendet e Mesdheut lindor do të përfshijnë ndaj projekteve të veta akoma 3 vende. Ende është duke u kërkuar financim për gazsjellësin EastMed, i cili do të kalojë përmes Mesdheut, sepse, sipas Shteteve të Bashkuara, ai ose duhet të kalojë nga toka përmes Turqisë ose të zëvendësohet në mënyrë alternative me cisterna të gazit të lëngshëm, raportoi “Kathimerini”. Për të garantuar sigurinë energjetike të Greqisë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se funksionimi i termocentralit pranë Kozanit, i cili u mbyll në vitin 2021, do të rifillojë punën e vet pas gjashtë vitesh.
Rumania po mbështet financiarisht dhe energjikisht Moldavinë
Rumania po përgatit një paketë shtesë prej 10 milionë eurosh falas për Moldavinë, deklaroi ministri i jashtëm Bogdan Aurescu i cituar nga Agerpress. Ai hapi në Berlin, me kolegë nga Gjermania dhe Franca, një konferencë ndërkombëtare për krijimin e një "Platforme për Mbështetjen e Moldavisë". Nisma synon të ofrojë ndihmë të menjëhershme politike, financiare, materiale dhe eksperte nga vendet e BE-së dhe nga G7, nga institucionet financiare dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Bukureshti tanimë lëshoi grante financiare prej 100 milionë euro për projekte të nënshkruara tanimë nga kryeministrat rumun dhe moldavian Nicolae Ciukă dhe Natalia Gavrilita. Rumania ka dorëzuar tashmë 3.8 milion euro për naftë dhe karburant vendin fqinj.Veçmas 5,000 ton qymyr janë ndarë për sigurinë energjetike të Moldavisë ,po kështu me vlerë 3.8 milionë euro.
Lufta në Ukrainë i ngrohu marrëdhëniet turko-amerikane
Një mekanizëm strategjik për zgjerimin e bashkëpunimit midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara nisi të punojë, njoftuan në Ankara zëvendësministri i jashtëm Sedat Önal dhe zëvendëssekretarja e shtetit Victoria Nuland . Ata shqyrtuan të gjithë paketën e interesave dypalëshe në ekonomi, mbrojtje dhe luftën kundër terrorizmit. Nuland , e cila vizitoi po kështu Athinën dhe Nikozinë raportoi për gazetën “Hurriyet “se në Mesdheun Lindor duhet të zbulohen fusha të reja gazi dhe të ndërtohen tubacione të reja gazi. “Është në interesin tonë të ketë marrëdhënie të forta midis Turqisë dhe Izraelit, si për nga ana e tregtisë, kështu dhe të energjetikës. Mbyllja e Detit të Zi është shumë e rëndësishme. Madje dhe Turqia të mos marrë pjesë në sanksionet kundra Moskës, ajo nuk duhet ti lejojë Rusisë të përdor territorin e saj, për të anashkaluar sanksionet”, theksoi mikja e ftuar.
Edhe pse me kritika, Perëndimi i njeh zgjedhjet në Serbi si demokratike
Shtetet e Bashkuara mirëpresin rezultatet e zgjedhjeve serbe dhe theksojnë se vendi i është bashkuar demokracive botërore për të dënuar agresionin rus në Ukrainë. Kështu është përgjigjur Departamenti i Shtetit pyetjeve të drejtuara të radios “Zëri i Amerikës”. Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura se, shumë kandidatë dhe parti në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe vendore, të cilët e përkrahin aderimin e Serbisë ndaj Bashkimit Evropian kanë fituar mbështetje të konsiderueshme, gjë që tregon mbështetje të qartë për prioritetet strategjike të Serbisë. Uashingtoni pajtohet me konkluzionet paraprake të vëzhguesve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim dhe të BE-së, se votimi ishte përgjithësisht paqësor dhe se liritë themelore janë respektuar gjerësisht, por rekomandoi që autoritetet e Beogradit të trajtojnë mangësitë e identifikuara.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES, Twitter /@MFATurkiye, arkivQë nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..
Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë..