Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Refugjatët ukrainas dhe perspektivat për sezonin turistik veror

Foto: faragency.bg

Në fund të javës, në ditët e Pashkës, fillon sezoni turistik nëpër bregdetin bullgar të Detit të Zi. Megjithatë, fluksi i qëndrueshëm i refugjatëve ukrainas do të ndikojë pa dyshim në pushimet e turistëve atje. Sipas një informacioni, të ofruar për “Radio Bullgarinë” nga Ministria e Turizmit, ndaj këtij momenti në rrethet Varna, Burgas dhe Dobriç në 589 objekte janë strehuar 39 598 refugjatë, kurse në territorin e të gjithë vendin ata janë mbi 43 mijë.

Ditën e shtunë, 16 prill, zëvendëskryeministrja Kalina Konstantinova dhe shefi i shtabit të krizave Valeri Raçev njoftuan se, programi shtetëror për ndihmë humanitare, i cili u lejon refugjatëve ukrainas të kalojnë natën dhe të hanë falas në hotele, përfundon më 31 maj.

“Pas kësaj date Këshilli i Ministrave do të shqyrtojë me të gjitha institucionet e interesuara variantet e mundshme, të lidhura me qëndrimin e refugjatëve ukrainas në territorin e Bullgarisë, në varësi nga situata-qetëson Eleonora Mlladenova, eksperte në Ministrinë e turizmit. Është formuar një Grup Koordinues Operativ midis institucioneve shtetërore për evakuimin dhe strehimin e refugjatëve nga Ukraina. Deri në përfundimin e tre muajve nga vendosja e tyre në hotelet do të merret vendim, që të mund të zhvillohet një stinë normale verore, më në veçanti nëpër bregdetin e Detit të Zi. Po punohen dhe plane për qendra të përkohshme të pranimit , kërkohen dhe variante që ata që ikin nga Ukraina të vendosen nëpër bazat e departamenteve ose në vendpushimet dimërore për fillimin e sezonit veror."

Bullgaria është angazhuar për dhënien e ndihmës dhe varianti që refugjatët të strehohen nëpër hotelet bullgare qe i vetmi i pranueshëm dhe më i shpejt për reagim. Por, gjithsesi pushimet e Pashkës në hotelet të cilat kanë pranuar refugjatë ukrainas është penguar.

“Tek ne ka mbi 170 ukrainas, nga të cilët 75 janë fëmijë-thotë Sosllan Kokaev, drejtues i një hoteli në qytetin Ballçik-hoteli i parë në vend, i cili ka hapur dyer për ata të cilët ikin nga lufta. Kishim rezervime të shumta paraprake për Pashkën dhe u nevojit të transferojmë turistët nëpër hotele të tjera. Prej shumë vjetëve punojmë me një operator skandinav të madh turistik. Gjatë 2 vjetëve të fundit për shkak të pandemisë nuk kishte fluturime të çartërit, por tani janë rivendosur dhe i gjithë hoteli është i rezervuar që nga fundi i majit. Nuk e di se çfarë do të bëhet me refugjatët të strehuar tek ne, por ne bëjmë çdo gjë të mundur që ata të ndihen mirë këtu. Sipas këtyre njerëzve, Bullgaria u prezantua mirë”.

Për Sosllan Kokaevin rrugëdalja është që financimi të vazhdojë dhe pas fundit të majit. Por, derisa mjetet e parashikuara nga shteti për çdo një refugjat të strehuar, do të mbulojnë shpenzimet e bëra?

“Aktualisht që të gjitha hotelet punojnë me humbje. Ka hotele, të cilat kanë hapur që më 1 mars, kurse këto janë 45 ditë ushqim të njerëzve, llogari. Vetëm korrenti më ka ardhur mbi 50 000 euro. Nëse del një llogari e dytë për korrent dhe hotelierët nuk kanë marrë asgjë, 90% prej tyre do të falimentojnë - është kategorik Hristo Stiljanov, pronar i njëhoteli në Kranevo. Madje dhe pas pagimit do të mbetemi me një humbje minimale. Kemi rezervime por nuk ka sesi ti dëbojmë refugjatët. Shpresojmë që çdo gjë të jetë në rregull!”


Turistët të cilët kanë zgjedhur për pushim bregdetin bullgar të Detit të Zi, mund të mbështeten në hotelet, në të cilat nuk ka refugjatë të strehuar. Ministria e Turizmit pret turistë nga Bullgaria, Rumania, Polonia, Gjermania, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Izraeli dhe Belgjika.

“Në dukje janë një sërë premisash të njohura që të fillojë rivendosja dhe e fluksit turistik nga Britania e Madhe, e cila është një treg kyç për Bullgarinë-nënvizon ekspertja Eleonora Mlladenova. Inkurajimi i turizmit të brendshëm mbetet një prioritet bazë, kurse për stinën e ardhshme verore janë planifikuar dhe fushata të shumta ndërkombëtare. Aktualisht po punojmë variante të ndryshme dhe shpresojmë se, do të gjendet zgjidhja më e mirë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: faragency.bg, heliosbalchik.com, BNR – Varna



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD