Ndërtuesit e rrugëve bllokuan trafikun përpara parlamentit në protestën e tyre të dytë kombëtare për paratë e papaguara për riparime. Organizatore është Dhoma e Degës “Rrugët”, e cila përfshin 85 kompani. Në të njëjtën kohë, protestat dhe bllokimet e rrugëve nisën nga ora 11:00 në 27 vende në të gjithë vendin. Të pakënaqurit ngritën parulla – “Duam atë që na keni borxh – as më shumë, as më pak!”, “Industria e rrugëve është në prag të falimentimit” dhe “Çdo punë paguhet”.
“Ka tre muaj që kemi marrë vetëm paradhënie”, i tha BNR një punëtor protestues. - Nuk ka asnjë urdhër se si të punojmë. Ka shumë njerëz të çliruar nga puna. Kjo nuk durohet dot.”
Kemi edhe shumë para për të marrë. Tani çështja është as të largohesh, as të qëndrosh, thonë ndërtuesit e rrugëve.
Një tjetër protestues u ankua:
“Tani për tani jetojmë me rrogën e bashkëshortes sime. Nëse gruaja ime nuk punon, ne nuk mund të sigurojmë jetesën. Kemi muaj për të marrë."
Të gjithë janë kategorik se janë duke pritur për paratë e tyre:
“Kam të paktën 3000 leva për të marrë. Ne kemi studente, si t’i mbajmë. Nuk ka se si. Kemi ardhur këtu për të bërë para, por nuk mund t’i marrim."
“Po ngrijnë pagën minimale dhe deputetët rrisin çdo ditë pagat e tyre. A është normale kjo? Dhe ka inflacion, çdo gjë po rritet dhe pagat janë të ngrirë”, ankohen punëtorët.
Ndërkohë që deputetët po debatojnë nëse Agjencia e Infrastrukturës Rrugore duhet të paguajë paratë që u detyrohen kompanive, turma marshoi drejt Këshillit të Ministrave dhe u kthye prapë para parlamentit. Protestës në Sofje iu bashkuan edhe autoinstruktorë nga vendi, të cilët thanë se janë të pakënaqur me gjendjen e rrugëve, sinjalistikën dhe shenjat rrugore, gropat dhe karburantet e shtrenjta.
Përpilues: Ivo Ivanov
Anketa: Milla Mlladenova dhe Tanja Millusheva
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaNë mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë..