Një pyll i bukur me 100 qershi japoneze tashmë po rritet në Parkun “Maqedonia” në qytetit Blagoevgrad. Pemët u blenë me fondet e mbledhura nga pazaret bamirëse të organizuara nga Viktorija Andonova nga Shoqata “Kauza Blagoevgrad”, me mbështetjen e Komunës së qytetit Blagoevgrad. Pylli u mboll me punën e studentëve të Universitetit Amerikan në Bullgari, përfaqësuesve të institucioneve dhe qytetarëve.
E nisëm këtë veprimtari me shaka, por sigurisht të gatshëm për t’ia dalë mbanë. Shumë njerëz u përfshinë në blerjen e fidanëve. Dua që të gjithë ata që vijnë këtu dhe ulen nën qershitë, të ndihen të shpëtuar të paktën për këtë moment”, tha Viktorija Andonova para BNR-Bllagoevgrad.
“Këto pemë në Japoni sjellin shëndet dhe fat, shpresoj që të sjellin shëndet për të gjithë njerëzit në Bllagoevgrad”, uroi Georgi, student në Universitetin Amerikan në qytet.
Periudha e lulëzimit të pemëve të qershisë është e shkurtër - rreth 10 ditë, dhe sipas filozofisë lindore gjë që vjen të na kujtojë se sa jetëshkurtër dhe kalimtare është bukuria.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: blgmun.comNë edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi,..