Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita e parë me pllakate kushtuar artit të cirkut në Bullgari

7
Foto: sbhart.com

Një koleksion i pasur pllakatesh shumëngjyrësh bullgarë të cirkut formon një retrospektivë të historisë 125-vjeçare të artit vendas të cirkut në Galerinë e Sofjes "Rajko Aleksiev". Arsyeja e ekspozitës është shfaqja e parë e grupit të parë profesional bullgar të cirkut “Flamuri Bullgar”, me udhëheqës Petër Panajotov. Ajo u mbajt më 24 prill 1897, pikërisht ditën e Pashkës, në kuadrin e panairit tradicional në Sofje.

Përvjetori i rëndësishëm i artit bullgar të cirkut sivjet shënohet nga një ekspozitë e organizuar nga koleksionisti privat Dragomir Draganov me “Muzeun Virtual të Artit të Cirkut Bullgar” dhe Lidhja e Artistëve Bullgarë. Deri më 8 maj mund të shihen 125 pllakate të cirkut bullgar. Ato mbulojnë periudhën nga vitet 30-të të shekullit të kaluar deri në ditët e sotme. Ndër autorët e tyre janë disa nga piktorët më të ndritur vendas dhe artistët e pllakateve si Enço Pironkov, Dimitër Tasev, Bozhidar Ikonomov, Asen Starejshinski, Ljudmill Çehllarov, Atanas Mihalçev, Jani Janev dhe shumë të tjerë. Të rregulluar kronologjikisht, ato praktikisht tregojnë historinë e dy arteve - cirkut dhe poligrafisë. Kjo është ekspozita e parë e pllakateve në Bullgari kushtuar vetëm artit të cirkut.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: sbhart.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD

Një kuintet ndërkombëtar me Vasko Vasilev do të luajë në Kullën Eifel

Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..

botuar më 24-05-17 3.12.MD
Doc. Natalija Njagollova

Doc. Natalija Njagollova nga Roma: Në Itali ka interes për të studiuar gjuhën bullgare

"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..

botuar më 24-05-14 7.20.PD