Borjana Kalejn përfundoi e dyta në garën e gjithanshme në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Për shkak të gabimeve në kombinimin me shkop, bullgarja humbi lidershipin që në ditën e parë të garës. Medaljen e artë e fitoi italianja Sofia Raffaeli, kurse medaljen e bronztë - bashkatdhetarja e saj Milena Baldassarri. Bullgarja tjetër në kampionat - Eva Brezalieva, përfundoi në vendin e 13-të. Nesër Borjana Kalein do të luajë në tre finale të pajisjeve, ndërsa Eva Brezalieva në një.
Tenisti Dimitër Kuzmanov fitoi fitoren e dytë në kualifikueset e Wimbledon dhe vetëm një sukses e ndan nga pjesëmarrja në skemën kryesore të turneut. Tenisti i dytë më i mirë i Bullgarisë triumfoi në një ndeshje tejet të kontestuar ndaj tenistit..
Raketa e dytë bullgare në tenis për meshkuj Dimitër Kuzmanov shënoi fitoren e parë në kualifikueset e Wimbledon. Ai mundi në Londër pjesëmarrësin me Wild card, britanikun Charles Broome, me 6:3. Kështu, ai arriti të fitojë 16 pikë për renditjen botërore,..
Gjimnastet bullgare Borjana Kalejn dhe Stilijana Nikollova vazhduan sot paraqitjen e tyre të fortë në Kampionatin e 38-të Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Tel Aviv (Izrael). Gjimnastet tona kombëtare u kualifikuan në finalen e të katër veglave dhe..