Bullgaria është e gatshme të riparojë makineritë ushtarake ukrainase në fabrikat e saj. Këtë e bëri të ditur kryeministri bullgar Kirill Petkov pas një takimi me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Kiev. Nga ana e vet Zelenski tha se do të shpresojë tek një ndihmë e tillë. Sipas Petkovit, takimi ka qenë shumë produktiv. Ukraina është e gatshme të eksportojë energji elektrike të lirë në Bullgari, pasi ka më shumë prodhim sesa i nevojitet dhe në të njëjtën kohë ka nevojë për kapital të freskët. Javën e ardhshme specialistë ukrainas do të vijnë në Bullgari për të studiuar mundësitë e furnizimit me energji elektrike nëpërmjet Rumanisë për vendin tonë. Një temë tjetër e diskutuar ka qenë përdorimi i Rrymës Transballkanike, që mund të sjellë gaz nga Turqia në Bullgari, Rumani dhe Ukrainë. Sipas Petkovit, porti i Varnës mund të bëhet një qendër logjistike për eksportin e produkteve bujqësore ukrainase.
Zelenski premtoi bashkëpunim për të sjellë ekuipazhin bullgar nga anija Rozhen në portin Çernomorsk.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..