Nga 29 prill deri më 2 maj Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare realizon turneun e pestë në Belgjikë. Nën shkopin e dirigjentes Venecia Karamanova dhe në shoqërim të pianos, koristët do të japin dy koncerte, në Gent dhe Bruksel. Ftesat për shfaqjet janë nga Shoqata Kulturore Bullgare "Zërat Magjik" në Gent dhe nga Shoqata Bullgaro-Belge për Kulturë dhe Art "Orfeu" në Bruksel. Në Gent kori do të këndojë në një katedrale gotike nga shekulli i 12, kurse në koncertin në kryeqytetin belg do të marrin pjesë edhe koristët nga kori i fëmijëve dhe të rinjve pranë operës së Brukselit. Në program janë të përfshira pjesa klasike, këngë dhe këngë kishtare.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..