Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rezervimet ajrore Sofje-Shkup dhe Sofje -Tiranë janë pezulluar

Foto: BNR - Milla Mlladenova

Linja ajrore bullgare Gullivair do të pezullojë rezervimet për fluturimet në linjën Sofje-Shkup nga 21 maji, njoftoi uebfaqja e specializuar exyuaviation.com. Linja u nis katër javë më parë pas përpjekjeve diplomatike dhe u njoftua se do të fluturonte dy herë në javë - të shtunën dhe të hënën.

Është e paqartë nëse fluturimet do të ndalen. Linja ajrore nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me fatin e itinerarit. Që nga 14 maji, transportuesi mbylli gjithashtu rezervimet për fluturimet drejt Tiranës të kryera me avionët me helikë ATR72-600.

Sipas mediave maqedonase, aeroplanët fluturojnë me 7-8 pasagjerë, ndërsa ka pasur raste kur në bord ka pasur më pak pasagjerë se ekuipazhi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbetjet e një sateliti kaluan mbi qiellin bullgar

Mbrëmë vonë, observatori në Rozhen ka vëzhguar një trup të ndritshëm me madhësinë e një makine ose autobusi. Nikolla Petrov, drejtori i observatorit, tha për BNT se nuk bëhet fjalë për një meteorit apo asteroid, por për mbeturina nga satelitët..

botuar më 24-08-26 9.44.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

2/3 e bullgarëve mbështesin demokracinë dhe anëtarësimin në BE

20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje...

botuar më 24-08-24 11.35.PD