Linja ajrore bullgare Gullivair do të pezullojë rezervimet për fluturimet në linjën Sofje-Shkup nga 21 maji, njoftoi uebfaqja e specializuar exyuaviation.com. Linja u nis katër javë më parë pas përpjekjeve diplomatike dhe u njoftua se do të fluturonte dy herë në javë - të shtunën dhe të hënën.
Është e paqartë nëse fluturimet do të ndalen. Linja ajrore nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me fatin e itinerarit. Që nga 14 maji, transportuesi mbylli gjithashtu rezervimet për fluturimet drejt Tiranës të kryera me avionët me helikë ATR72-600.
Sipas mediave maqedonase, aeroplanët fluturojnë me 7-8 pasagjerë, ndërsa ka pasur raste kur në bord ka pasur më pak pasagjerë se ekuipazhi.Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..