Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rezervimet ajrore Sofje-Shkup dhe Sofje -Tiranë janë pezulluar

Foto: BNR - Milla Mlladenova

Linja ajrore bullgare Gullivair do të pezullojë rezervimet për fluturimet në linjën Sofje-Shkup nga 21 maji, njoftoi uebfaqja e specializuar exyuaviation.com. Linja u nis katër javë më parë pas përpjekjeve diplomatike dhe u njoftua se do të fluturonte dy herë në javë - të shtunën dhe të hënën.

Është e paqartë nëse fluturimet do të ndalen. Linja ajrore nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me fatin e itinerarit. Që nga 14 maji, transportuesi mbylli gjithashtu rezervimet për fluturimet drejt Tiranës të kryera me avionët me helikë ATR72-600.

Sipas mediave maqedonase, aeroplanët fluturojnë me 7-8 pasagjerë, ndërsa ka pasur raste kur në bord ka pasur më pak pasagjerë se ekuipazhi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 majin 2024

Të enjten temperaturat minimale në vend do të jenë ndërmjet 11 dhe 14°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të ketë shtrëngata, reshje lokale intensive dhe rrezik për breshër mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 19..

botuar më 24-05-22 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev: Vlerat tona janë busulla jonë morale

Liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut janë arritjet më të larta të qytetërimit tonë, për të cilat breza të tëra bënë përpjekje dhe dhanë sakrifica. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në Romë në hapjen e një zyre të Organizatës Evropiane për..

botuar më 24-05-22 4.56.MD
Петър Чобанов

Një takim evropian i shtëpive të kliringut dhe sistemeve të pagesave po mbahet në Sofje

Revolucioni i katërt industrial digjital në sektorin financiar është një pikë referimi për ndryshimin e të gjithë ekonomisë drejt një të ardhmeje të gjelbër dhe të qëndrueshme, tha zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare Petër Çobanov në..

botuar më 24-05-22 2.47.MD