720 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit, ose 478 më shumë të infektuar një ditë më parë. 67% e të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 8.4% e 8565 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive ka rënë me 4198 në 137 558. Në spitale janë shtruar 75 persona të infektuar. 73% ose 55 prej tyre nuk janë të vaksinuar. Numri i personave të shtruar ka rënë me 46 në 803. Në repartet e terapisë intensive janë 75 të infektuar.
Gjatë harkut të shënuar kohor vdiqën 27 persona me Covid të konfirmuar. 25 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 4881 janë shëruar.
Të martën janë dhënë 894 vaksina. Në Bullgari janë 2 056 129 persona me një cikël të përfunduar vaksinimi.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..