Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja tregon histori me drita nën qiellin e hapur

Festivali i dritave LUNAR do të zhvillohet mes datave 6 dhe 9 maj në kryeqytet

Foto: @Lunarlightsfestival

Më 6 maj, Bullgaria feston një nga festat e saj më të dashura, ditën e Shën Gjergjit dhe Ditën e guximit, trimërisë dhe Ushtrisë Bullgare.Më 9 maj  Evropa do të shënojë vitin e saj të 72-të të bashkimit dhe unitetit. Në ditët ndërmjet dy festave, Sofja do të presë Festivalin e parë ndërkombëtar LUNAR të Dritave.

13 projeksione statike dhe video me dritë mbi ndërtesa, instalime të teknologjisë së lartë dhe një studio interaktive pikture do t'i kthejnë monumentet emblematike të kryeqytetit tonë në një kanavacë të një galerie të madhe në natyrë. Artistë nga Bullgaria, Australia, Gjermania, Spanja, India, Franca dhe Suedia do të na tregojnë histori, do të provokojnë imagjinatën tonë dhe do të na befasojnë me "përrallën e vet të ndritshme", çdo një nga të katër mbrëmjet midis orës 20:30 dhe mesnatës. Prania deri tek të gjitha krijimet është krejtësisht e lirë.

“Ëndrra ime personale qe të bëjmë një festival të dritave dhe në qytetin tim të lindjes Sofja” - thotë Martin Petkov, drejtor artistik i studios bullgare, organizator i LUNAR. Për 14 vitet e fundit Marini dhe ekipi i tij kanë mbi 450 projekte të realizuara në më shumë se 25 vende, krijojuan hartën e parë 3D në Bullgari në vitin 2011, e cila transformoi fasadën e Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov".

Ata janë gjithashtu autorë të shfaqjeve me drita për Ditën e Evropës në vitin 2017 dhe 2018, mbi fasadat e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe Këshillit të Ministrave në Sofje.

Festivali i dritave vjen nga Berlini, ku edicioni i tij i parë ishte përpara 18 vjetëve, kurse më pas u organizua dhe nëpër qytete të ndryshme nëpër të gjithë botën. Është i frymëzuar nga ditët aziatike të dritës. Ne, si studio, kemi një histori të gjatë me festivalin, pasi fituam kampionatin e parë në maping /efekte virtuale/. Vitin tjetër përsëri qemë në krye të garës dhe që atëherë e deri më sot kujdesemi për produktin në Berlin, Zagreb, Budapest, Kuvajt, Pekin, Luksemburg”.

Si një pikënisje të itinerarit  unik, me një gjatësi prej 3 kilometrash, organizatorët përcaktojnë fasadën neoklasike të Galerisë Kombëtare “Kuadrat 500”, mbi të cilën do të projektohet spektakli 3D i efekteve virtuale “Imagjinoni”. Ai do të tregojë para publikut për zërat, të cilat jetojnë tek çdo njëri prej nesh  dhe paracaktojnë vendimet tona jetike.

Lokacionet e festivalit përfshijnë edhe fasadën e Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”, Kopshtin e Qytetit përballë tij, Bibliotekën Kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij ”, sheshin “ Princi Aleksandër I”.

“Donim shumë që të bëjmë projekte  të lokacioneve të dashura prej nesh. Dhe kur të përzihet natyra me teknologjinë gjërat duken edhe më të bukura. Gëzohem shumë se Teatri Popullor është një pjesë nga instalimet. Aty puna është e përkrahur nga Bashkia e Kryeqytetit dhe mbledh të gjitha studiot e efekteve virtuale në Bullgari, me të cilët bashkërisht bëjmë një vizion nën moton “Ne shkëlqejmë së bashku”. I zgjodhëm lokacionet kështu  që të jenë në një distancë të afërt njëra nga tjetra dhe nëse njeriu ka dëshirë, të mund ta kalojë itinerarin për një natë.”

Projeksioni më i madh i fasadës do të jetë ai në Pallatin Kombëtar të Kulturës "Zemra e ndezur". Aty do të triumfojnë dhe do të ndriçojnëkrijimete tre fituesve, të zgjedhur pas një pjesëmarrjeje në një konkurs, të cilin ekipi i festivalit e zhvilloi në fund të muajit prill. Është përgatitur dhe pjesa e seminarit me leksione në 8 tema të ndryshme dhe një mik-lektor nga një kompani drejtuese e softuerit në Gjermani.

Festivali i dritave ka një rëndësi më të ndryshme në sfondin e ngjarjeve të zymta nga muajt e fundit në Evropë. Në ripohim të kësaj Marini thotë se është shumë e rëndësishme të mendojmë pozitivisht dhe sot më shumë se kurrë kemi nevojë prej shfaqjeve pozitive dhe të ndritshme.

“Përmes krijimeve të veta, festivali LUNAR ka për qëllim të tregojë historitë lidhura me paqen, bashkimin, solidaritetin dhe rrugën drejt qëndrueshmërisë. Në ditët e rënda tëluftës të cilat po i përjeton Ukraina dhe të sprovave përpara botës demokratike, këto janë mesazhe shumë të rëndësishme, të cilat Sofja  si një kryeqytet evropian duhet t’i drejtojë”, thotë Gjeorgi Gjeorgiev, kryetar i Këshillit Bashkiak i Kryeqytetit dhe patron i edicionit të parë të LUNAR.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: @Lunarlightsfestival



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD