Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Gjergjit – festa e cila kërkon përgatitje të zellshme dhe ... aftësi kulinarie

Foto: Pixabay

Dita e Shën Gjergjit – 6 maj është festa më e madhe pranverore për bullgarët dhe krahas Ringjalljes së Krishtit, shënon fillimin e vitit të ri bujqësor. Edhe sot e kësaj dite  Dita e Shën Gjergjit pritet me gëzim në çdo familje bullgare pavarësisht në se ndonjë anëtar i familjes ka ditë të emrit apo familjarët merren me bujqësi.

Paraardhësit tanë e lidhnin Ditën e Shën Gjergjit me ringjalljen e natyrës, me aromën e luleve, me rritjen e barnave. Për këtë arsye shenjtori është i caktuar mbrojtës i barinjve dhe i kopeve, ndërsa 6 maji është një festë e bujqve dhe blegtorëve.

Është kureshtare, se Dita e Shën Gjergjit respektohet në traditat si të krishterave, ashtu edhe të myslimanëve në trojet tona. E përbashkëta është se të gjithë bëjnë një kurban “Qengjin e Shën Gjergjit” për nder të shenjtorit. Në këtë ditë, të gjithë të afërmit mblidhen rreth tryezës festive, në të cilën duhet të ketë bulmetra, një tavë me sarma të mëlçisë, hudhër dhe qep të freskët, byrek, verë, grurë të zier dhe buka rituale.

Vend qendror në sofrën festive zë qengji i pjekur. Detyrimisht vihet edhe hudhër të freskët dhe një sallat me perime të freskëta të cilët në këtë periudhë janë të bollshme në kopshtet. Zakoni i vjetër dikton që trapeza të rregullohet në të hapur dhe në disa vende njerëzit mblidhen në afërsi të kishave ose shenjtëroreve kushtuar Shën Gjergjit. Në të kaluarën nuk kishte festë pa një valle të gjatë të Shën Gjergjit, në të cilën njerëzit mbaheshin për shëndet dhe pjellori gjatë gjithë vitit, dhe festat popullore zgjasnin deri vonë në mbrëmje.

Herët në mëngjesin e Ditës së Shën Gjergjit e gjithë shtëpia, madje edhe stallat zbukuroheshin me kërcell të gjelbër barbarozë, shermashek, hithër, pelin, degë të gjelbra dhe të lulëzuara jargavani, ahu ose murrizi.

Sot prapë do të kërkojmë mbrojtjen qiellore nga Shën Gjergji dhe do të përgatisim me kujdes pjatën me mish qengji për tryezën festive. Dhe për shkak se paraardhësit tanë kanë thënë se çdo punë kërkon mjeshtrin e vet, kështu që ne iu drejtuam mjeshtrit të specialiteteve të kuzhinës shefi i kuzhinës Penjo Ivanov, i cili ka një përvojë shumëvjeçare në përgatitjen e pjatave tradicionale të festave. Këshilla e tij e parë është të zgjedhim me kujdes furnizuesin tonë të mishit.

“Mishi i qengjit është i rrezikshëm nëse nuk është i freskët, sepse rreth vetë kockës krijohen substanca të dëmshme. Prandaj, përgatitja e pjatave të qengjit kërkon më shumë kohë gatimi – përmes trajtimit të zgjatur termik asgjësohen të gjitha bakteret dhe patogjenët”, këshillon specialisti i kuzhinës. Veçanërisht për Radio Bullgarinë prezantoi recetën e tij të preferuar për qengjin e Shën Gjergjit – shpatulla qengji të mbushur:

“Është specifike që bëhet mbushje me perime dhe mish të grirë, shpatulla hapet midis kockës dhe mishit dhe aty vendoset mbushja. Më pas piqet pasi gatuhet copa e tërë e mishit. Megjithatë, erëzat janë shumë të rëndësishme - hudhra, nenexhiku, majdanozi, rozmarina, etj. Tashmë është çështje shije në familje, si të kombinohen aromat. Edhe nëse ka një mangësi të vogël në mishin që gatuajmë, do të ndikojë pashmangshmërisht në shijen e gjellës, pavarësisht se gjatë gatimit do të prishen të gjithë faktorët e dëmshëm. Gjëja tjetër thelbësore është garnitura për qengjin e pjekur. Më së miri kombinohet me marule dhe qepë të freskëta. Ata tashmë janë në treg pothuajse gjatë gjithë vitit, por janë më të shijshmet në pranverë. Sallata është shtesa e freskët e tryezës festive, i shtoj limon, vezë të ziera dhe rrepkë.”

Këshilla e shefit të kuzhinës Penjo Ivanov është të paktën që erëzat për tryezën festive t’i kemi rritur në oborr ose në saksi. Ishte synimi për ushqim më të pastër dhe një mënyrë jetese miqësore me mjedisin që e bëri Penjo Ivanov të zhvendosej për të jetuar në fshat. Mjeshtri i kuzhinës ndjen kënaqësi të vërtetë nga puna në kopsht, ku ka mbjellë lloj-lloj erëzash. Më e mira është vjelja e tij e rukolës, borzilokut, majdanozit dhe balsamit të limonit, të cilat do të përdoren në përgatitjen e tryezës së tij për ditën e Shën Gjergjit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Pixabay, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD