Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Thesari i Artë i Vëllçitrënit është i mbuluar në mistere

4
Foto: Krasimir Georgiev, NAIM-BAN

Shkëlqimi i tij ka ndriçuar sallat dhe muzetë më prestigjioze në botë. Thesari i Art i Vëllçitrënit, një nga monumentet më madhështore të artit trak, nuk pushon së udhëtuari nga kontinenti në kontinent dhe të ngjallë admirim me punimin e tij të hollë. Deri në shtator thesari është i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar në Sofje.

Thesari i Vëllçitrënit ka një historik interesant

Ai u zbulua në vitin 1924 në afërsi të fshatit Vëllçitrën, rajoni i qytetit Pleven të Bullgarisë Qendrore Veriore. Fshatarët rastësisht i gjetën këto sende, por nuk kuptuan se janë të florinjta, sepse nga qëndrimi i tyre të gjatë në tokë ata kishin marrë një ngjyrë të verdhë të errët. Menduan se këto janë enë të zakonshme prej bronzi. “Ata i shpërndanë dhe madje e ushqyen derrin në tasin e madh të artë, që peshonte mbi 6 kg. Me kolegët bëjmë shaka, se ky është derri më i njohur në arkeologjinë bullgare”, tregon Doc. Dr. Boni Petrunova, Drejtoreshë e Muzeut Historik Kombëtar. Thesari i gjetur në afërsi të fshatit Vëllçitrin përbën 13 sende ari me një peshë totale prej gati 13 kg. Kjo është një nga thesaret më të lashta të zbuluara në trevat bullgare. Datohet te shekujt XIV – XIII para erës sonë ose nga fundi i epokës së bronzit.

“Më mbresëlënëse nga i gjithë kompleti është një enë trepjesëshe - e quajmë kështu sepse janë tri enë të lidhura me gypa - thotë Doc. Dr. Petrunova. - Me sa duket është përdorur për disa rituale. Vet gypat janë gjithashtu shumë të çuditshëm sepse janë bërë prej elektroni ose elektrumi. Por elektroni është një aliazh i arit dhe i argjendit. Filloi të nxirret kimikisht, dmth. artificialisht, mezi në fillim të shekullit të XX. Në lashtësi, kur u punua ky thesar, krijuesit e tij ndoshta gjetën një shufër të këtij aliazhi natyror në tokë dhe e përdorën atë për t'u bërë këtë enë.”

Enë trepjesëshe me gypa të punuar prej elektroni

Sipas një hipoteze, elektroni në fjalë ishte vendas, ai u formua si rezultat i proceseve kimike në tokë. Megjithatë, disa studiues janë të prirë të mendojnë se trakët, të cilët ishin analfabetë, por zotëronin forcat e natyrës deri në përsosmëri, mund të ishin në gjendje të nxirrnin elektron. “Personalisht për mua, ky është thesari më interesant, i punuar më bukur i zbuluar në trojet tona, pa e nënvlerësuar Thesarin nga Panagjurishte, i cili është pjesë e ekspozitës sonë të përhershme”, thotë Doc. Dr. Petrunova.

Enët u punuan me mjeshtëri të jashtëzakonshme, duke përdorur një teknikë komplekse të quajtur niello – ndërthurje të fletëve të argjendit në ar.

Çfarë mësojmë për paraardhësit tanë nga Thesari i Artë i Vëllçitrën?

“Mësojmë se në fund të epokës së bronzit u punua një enë për një ritual special. Për të ekzistojnë hipoteza të ndryshme. Sipas disa studiuesve, ky ishte një rit për vëllazërimin ose për arritjen e paqes. Nëtri pjatat e kësaj ene trepjesëshe derdheshin mjaltë, ujë dhe verë. Dhe paraardhësit tanë arrinin marrëveshjen paqësore ose pajtonin duke pirë nga kjo përzierje. Kështu që prezantimi i thesarit në sallat e Muzeut Historik Kombëtar është me kohë, duke marrë parasysh momentin e tanishëm të tensionit dhe të luftës. Kam dëshirë që të provokojmë këto forca në të cilat besuan njerëzit e lashtë për të arritur një zhvillim më të mirë të situatës së përgjithshme. Do të doja të provokoja këto forca në të cilat besonin të lashtët, në mënyrë që të arrihet një zhvillim më i favorshëm i situatës së përgjithshme” – tha në përfundim Doc. Dr. Boni Petrunova.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Krasimir Georgiev, NAIM-BAN



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD