Lufta nuk është dhe nuk mund të jetë mjet për zgjidhjen e asnjë mosmarrëveshjeje dhe as nuk mund të ketë ndonjë justifikim për të, thekson Patriarku bullgar Neofit. Fjalimi i klerikut u lexua nga peshkopi Polikarp, i cili shenjtëroi flamujt luftarakë me rastin e 6 majit – Ditës së Trimërisë dhe të Ushtrisë Bullgare. Për të tretin vit radhazi, 6 maji festohet pa paradën tradicionale ushtarake në Sofje. Por ushtria demonstron aftësi luftarake në bazat Graf Ignatievo, Novo Sello dhe Crënça.
Para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në kryeqytet, Presidenti Rumen Radev komentoi se vendimi i parlamentit për t'i ofruar ndihmë ushtarako-teknike Ukrainës është një hap i rrezikshëm drejt përfshirjes së Bullgarisë në luftë. Konflikti nuk do jetë i shkurtër dhe do zmadhohet. Formulimi “ndihmë ushtarako-teknike” është mjaft i shtrirë dhe i rrezikshëm, tha Radev.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..