Gjatë 10 viteve të fundit, tregtia midis Bullgarisë dhe Republikë Çeke është trefishuar, duke arritur në 1.727 miliardë euro, gjë që është një dëshmi e perspektivave për forcimin e bashkëpunimit. Këtë e bënë të ditur Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Ministri i Industrisë dhe Tregtisë i Republikës Çeke Jozef Sikela në hapjen e Forumit Çeko-Bullgar të Biznesit nën moton "Së bashku arrijmë më shumë". Rumen Radev tha se marrëdhëniet e shkëlqyera mes popullit bullgar dhe atij çek janë një bazë solide për zhvillimin e marrëdhënieve të suksesshme afariste dhe theksoi mundësitë për thellimin e partneritetit mes dy vendeve tona. Këto janë inovacioni, teknologjia e informacionit, industria e automobilave dhe e mbrojtjes, energjia, kujdesi shëndetësor, turizmi dhe infrastruktura. Ekziston një potencial që tregtia të arrijë 2 miliardë euro vitin e ardhshëm. Sfidat kryesore me të cilat përballet biznesi janë efektet e pandemisë, kriza energjetike e BE-së dhe veprimet ushtarake në Ukrainë.
Ndërkaq, Presidenti Rumen Radev u takua edhe me bashkëatdhetarët tanë në Çeki. “Kam nderin që jam ndër përfaqësuesit e një prej komuniteteve më të vjetra, më të shumta dhe më të organizuara bullgare jashtë Bullgarisë.” tha Presidenti Rumen Radev gjatë një takimi me përfaqësues të bashkësisë bullgare në Pragë. Në ambasadën tonë në Pragë, ku u zhvillua takimi, Rumen Radev tha se bashkatdhetarët tanë arrijnë ta ruajnë kulturën vendase përmes krijimit të 17 shoqatave, shkollave të së dielës dhe falë shkollës bullgare “Petër Beron” në kryeqytetin çek, e cila ka 74 vjet histori dhe aktualisht arsimon 125 fëmijë bullgarë.
Sipas të dhënave zyrtare, në territorin çek jetojnë rreth 17 mijë shtetas bullgarë.
Stërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me shpejtësi në Evropën Lindore pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni e ndryshon..
Deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në parlamentin në Shkup, se ai nuk sheh arsye për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shtrembërojnë realitetin dhe minojnë përpjekjet..
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..
Stërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me..