Gjykata e BE-së vendosi se Bullgaria nuk ka përmbushur detyrimet e saj sipas Direktivës së Cilësisë së Ajrit. Nëse Bullgaria nuk e ndryshon situatën, Brukseli mund të ngrejë një tjetër padi kundër vendit dhe të vendosë sanksione financiare.
"Për fat të keq, ky vendim është i pritshëm, pasi Bullgaria po e neglizhon sistematikisht këtë çështje," tha ministri bullgar i ekologjisë Borisllav Sandov.
Shëndetësia nuk mund të zëvendësohet, ndryshe nga energjia, theksoi ministri. Ai ka komentuar edhe protestën e shtyrë të punëtorëve në termocentralin “Marica 3”, të mbyllur për shkak të ndotjes së ajrit, në qytetin Dimitrovgrad. Protesta u anulua pas njoftimit se uzina do të funksionojë sërish. Ka urdhër që kjo kompani të mos hapet më, theksoi Sandov.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..