Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Informacion, dezinformim, propagandë... Ku është Bullgaria në kërkim të së vërtetës

Foto: Pixabay

Informacion, dezinformim, propagandë... Ku është Bullgaria në kërkim të së vërtetës dhe të prezantimit të fakteve, të tilla siç janë? Sipas Indeksit vjetor të lirisë së fjalës të Organizatës “Reporterë pa kufij”, e cila çdo vit vlerëson mediat në 180 shtete, vendi ynë zë vendin “prestigjioz” të 91 në klasifikim. Vetëm përpara një viti Bullgaria ishte në vendin e 112. Por, a është ky një shkak për tu gëzuar?

“Mendoj se, nuk kemi asnjë lloj shansi për gëzim sa u përket mediave bullgare - ve në dukje gazetari Petko Georgiev në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. - Gjithmonë kam qenë skeptik sa i përket vendit të radhës, i cili i jepet një shteti kundrejt të tjerëve. Kjo është po kaq subjektive, sepse pothuajse nuk jep asnjë lloj informacioni për gjendjen e një shteti kundrejt shteteve të tjera. Nuk është e domosdoshme që Bullgaria të ketë lëvizur kaq përpara, që të mund të ngjitet kaq tatëpjetë. Është e mjaftueshme që shtetet përpara saj të jenë zhytur poshtë. Nga ana tjetër, vet studimi përfshin një vlerësim të ndjenjave, të kuptuarit të specialistëve dhe të ekspertëve për këtë se ku gjenden mediat në mjedisin e tyre. Nëse në një shtet si Bullgaria kërkesat, pritjet në një shoqëri demokratike janë të larta - fare e natyrshme është që vlerësimi për gjendjen e tyre të jetë i ulët. Në një shtet me regjim autoritar pritjet janë shumë më të ulëta dhe është krejtësisht e mundur që vlerësimi të jetë më i lartë”.

Përveç pavarësisë së medias, studimi tregon një rritje të dyfishtë të polarizimit të kombinuar me kaosin e informacionit në mbarë botën. Ky polarizim mediatik çon në rritje të ndarjeve brenda dhe ndërmjet vendeve.

Cili është misioni i gazetarëve në shoqëri në këtë sfond?

“Ne kemi një mision dhe ai është të paraqesim faktet, të tregojmë historitë -shënon gazetari Mihaill Mitev në një intervistë për radion BNR-Vidin. - Gazetaria në Bullgari është me një status shumë të ulët të besimit. Ne jemi njerëz, të cilët punojmë për shoqërinë, ne jemi lidhja midis politikanëve dhe sovranit. Ne i drejtojmë pyetjet, të cilat e emocionojnë shoqërinë, por po kështu ne jemi dhe njerëzit, të cilët duhet të sqarojmë sesi na kanë gënjyer për herë të radhës. Kjo luftë zhvillohet gjatë gjithë jetës. “

Sipas fjalëve të Mihaill Mitevit, gazetaria si profesion do të zhduket, sepse gjithnjë e më të pakta bëhen pyetjet kritike ndaj politikanëve dhe nuk lind një shoqëri kritike, e cila të kërkojë llogari nga drejtuesit përmes gazetarëve. I ngjashëm është mendimi dhe i gazetarit Petko Georgiev, i cili mendon se, në fluksin e madh të informacionit dhe dezinformimit, përgjegjësia e medias dhe gazetarisë profesionale rritet.

“Dhe nëse flasim konkretisht për Bullgarinë duhet ti ndajmë mediat në disa kampe të ndryshme. Një pjesë e madhe prej tyre vetëm qyen media, në fakt, ata janë tregtarë të paguar të ndikimit. Aty shkruan atë që të thotë shefi dhe njeriu i cili paguan. Mjerisht kjo është në pjesën më të madhe të mediave bullgare, por për fat tek më të voglat. Ka dhe një pol të dytë, ku  është media kombëtare, tre televizionet kombëtare dhe Radioja Kombëtare Bullgare, ku shumë kolegë e kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale. Në një shtet demokratik evropian provat të kontrollosh mediat  në mënyrën më brutale do të thotë të tërheqësh qilimin në të cilin je ulur”.

Nuk është për tu lënë pas dore dhe fakti se, në detin e informacionit të internet hapësirës sikurse puna e gazetarëve u bë edhe më e vështirë. Humbja e besimit në mediat zyrtare, në dobi të rrjeteve sociale, ku njerëzit mundohen vet të ndjekin ecurinë e ngjarjeve, transformoi dhe kufizoi rolin e gazetarit për të treguar se cili zë është i besueshëm dhe cilat fakte i përgjigjen realitetit.

Përpiloi: Darina Grigorova/janë përdorur intervista të Ljudmilla Sugarevës, BNR-Plovdiv dhe Georgji Zhivkov, BNR-Vidin/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD

Një zonë e re e Terminalit 2 ofron një vend për të punuar dhe relaksuar në Aeroportin e Sofjes

Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë ​​​​të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes, njoftoi Aeroporti i Sofjes në faqen e tij në Facebook.Në këtë zonë në..

botuar më 24-07-25 4.53.MD
Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsola

Parlamenti Evropian konfirmoi kursin e BE-së të 5 viteve të mëparshme

Javën e kaluar, Ursula von der Leyen mori nga Parlamenti Evropian një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian me më shumë vota se mandati i saj i parë. Roberta Metsola u rizgjodh me një shumicë të madhe për 2 vjet e gjysmë në krye të..

botuar më 24-07-24 9.15.MD