Punonjësit e Termocentralit “Marica 3” të Dimitrovgradit protestuan para ndërtesës së Ministrisë së Mjedisit në Sofje dhe më pas u drejtuan te Këshilli i Ministrave. Ata kërkojnë që impianti të rifillojë menjëherë funksionimin. Puna e tij u ndalua më 21 prill për shkak të konstatimit të ndotjes së ajrit.
Pas takimit me Zëvendëskryeministrin dhe Ministër të Mjedisit Borisllav Sandov, këshilltari kryesor ligjor i Termocentralit “Marica 3” Julian Semerxhiev tha se nuk është arritur marrëveshje për rifillimin e punës së termocentralit.
Ministri i arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore në Potoçari me rastin e 29 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Në shenjë respekti për viktimat, ai vendosi lule në pllakën..
Pres që "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) të deklarojnë qartë nëse do të jenë në opozitë apo do të kërkojnë mbështetje për formimin e qeverisë, deklaroi presidenti Rumen Radev në Burgas, ku mori pjesë në stërvitjen "Briz..
Nga Uashingtoni, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev tha se nuk ka shpjegim pse presidenti ende nuk ka shpallur datën për dorëzimin e mandatit të dytë eksplorues për formimin e qeverisë. “Sigurisht që presidenti Rumen Radev ka..