Patriarku Ekumenik Bartolomeu së fundmi njohu Kishën Ortodokse Maqedonase, por me emrin Kryepeshkopatë e Ohrit. Kështu, Kisha Maqedonase, e cila u shkëput nga Kisha Ortodokse Serbe në vitin 1967, nuk është më skizmatike dhe sakramentet e martesës, pagëzimit dhe varrimit janë kanonike. Kjo ngjarje e rëndësishme kishtare kaloi disi pa u vënë re nga qytetarët bullgarë, shumica e të cilëve madje nuk kanë dëgjuar se Kryepeshkopata Bullgare e Ohrit është krijuar në vitin1018 si pasardhëse e Patriarkanës Bullgaretë Presllavit nga Perandori Vasili II, i njohur akoma si “Vrasësi bullgar”. Sipas burimeve historike, pasi e ka pushtuar Bullgarinë, Vasilij i II ka ulur patriarkanën në gradën e kryepeshkopatës me qendër në Ohër, por megjithatë ka ruajtur pavarësinë dhe kreun e saj dhe ia ka dhënë atij titullin "Kryepeshkop i Ohrit dhe i Gjithë Bullgarisë". Pasi ka ekzistuar 749 vjet, ajo u shkatërrua me një dekret të sulltanit në vitin1767 dhe dioqeza e saj u përvetësua nga Patriarkana e Kostandinopojës. Dy shekuj e gjysmë më vonë, Kryepeshkopata e Ohrit është restauruar, por për çfarë qëllimi dhe cili është interesi?
“Natyrisht që maqedonasit për të pasur një vazhdimësi kanonike insistojnë që të jenë trashëgimtarë të Kryepeshkopatës së Ohrit, gjë që është normale, pasi qendra e kësaj kryepeshkopate është në Maqedoni - vë në dukje gazetari Goran Bllagoev përpara BTV. Megjithatë, kjo kryepeshkopatë nuk do të ishte e mundur pa kishën e Mbretërisë së Parë Bullgare.
“Por, në të gjitha dokumentet e Vasilit II Vrasësit bullgar thuhet: “Kreun e kësaj kishe e gjetëm në Ohër”. Sipas Statutit të Kishës Ortodokse Bullgare, “Patriarkana Bullgare është pasardhëse ligjore e Kryepeshkopatës së Pliskës, Patriarkanës së Presllavit, Kryepeshkopatës së Ohrit, Patriarkanës së Tërnovos dhe Ekzarkatit Bullgar. Ajo është e bashkuar dhe e pandashme.” Kjo është arsyeja se pse historianët bullgarë janë të bindur se njohja e Kishës Maqedonase si Kryepeshkopatë e Ohrit është një cenim i kujtesës sonë historike. Në mes të tyre është Profesoresha Darina Grigorova, pedagoge në Fakultetin e Historisë të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”:
“Kjo është trashëgimia jonë shpirtërore sepse Kisha Ortodokse Bullgare është pasardhësja e parë e Kryepeshkopatës Bullgare të Ohrit.Kjo është pjesë e luftës kundër Ortodoksisë dhe nëpërmjet Patriarkut Ekumenik kjo tashmë ka ndodhur në Ukrainë me njohjen e skizmatikëve nga ana e tij. Tani goditja është mbi Kishën tonë dhe përsëri mbi ortodoksinë. Mendoj se duhet të ketë ndonjë reagim”.
Historiani Profesor Hristo Matanov e konsideron njohjen e Kishës Ortodokse Maqedonase jo edhe aq si kundërpeshë ndaj Kishës Ortodokse Bullgare, por si një intrigë e madhe gjeopolitike midis Patriarkanës së Moskës, Patriarkanës së Ukrainës, Kishës Maqedonase, Patriarkanës Serbe dhe Patriarkanës Bullgare.
“Është një sekret publik se Patriarku Ekumenik luan sipas rregullave amerikane, dhe momenti për vendimin nuk është zgjedhur rastësisht – thotë Profesori Matanov në një intervistë për BNR Plovdiv. Pavarësisht se tema fetare nuk ndërhyn kaq drejtpërsëdrejti, Patriarku Ekumenik padyshim dëshiron të mbështesë Kishën e Ukrainës me këtë akt, edhe pse në mënyrë indirekte.”
Sipas fjalëve të tij, “nëse i jepet emri Kryepeshkopata e Ohrit Kishës Maqedonase, kjo do të jetë shumë keq për ne. Kjo mund të na privojë nga një pjesë e madhe nga historia jonë kishtare dhe nga subjektiviteti ynë juridik” - komenton përpara Radios Kombëtare Bullgare Mitropoliti i Lloveçit Gavrill.
“Vendimi i Patriarkanës Ekumenike duhet të përkthehet shumë saktë, që të dimë se çfarë është thënë, por është e qartë se Patriarku Ekumenik po rivendos kungimin eukaristik me Kryepeshkopin e Ohrit dhe populli, me fjalë të tjera e njeh statusin kanonik të Kishës Ortodokse Maqedonase. Ndërkaq, në vet vendimin në asnjë vend nuk është i përcaktuar emri i saj, por përmendet si Kisha e Ohrit. Duhet të shikohet sesi do të reagojë dhe Kisha Serbe, sepse asaj i është ngarkuar rregullimi i çështjeve administrative. Duhet të shikojmë se çfarë do të vendosë ajo”, shton Mitropoliti i Lloveçit.
“Sipas meje, ky vendim krijon probleme më të shumta" - vë në dukje nga ana e tij gazetari Goran Bllagoev, sipas të cilit Kisha Ortodokse Bullgare e ka humbur mundësinë për të njohur si një filial në vitin 2017 kishën maqedonase dhe tani do të detyrohet të pranojë pavarësinë e saj.
Cili do të jetë reagimi i Kishës Ortodokse Serbe, e cila themeloi po kështu Kryepeshkopatën e Ohrit - vetëm mund të hamendësojmë. Sa i përket kishës sonë - derisa të rimëkëmbet shëndeti i Shenjtërisë së Tij Patriarku Neofit, nuk mund të ketë asnjë qëndrim zyrtar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES, BGNES, Plamen HristovSecila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..