Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 19 majin

Na pret mot me diell

Foto: BGNES

Gjatë natës vranësitë mbi rajonet ekstreme jugore do të çahen dhe zvogëlohen dhe do të jetë i kthjellët në të gjithë vendin. Era në shumicën e zonave do të pushojë. Paradite do të jetë e freskët, ndërsa në disa vende, kryesisht përgjatë rrjedhjes perëndimore të Danubit, dukshmëria do të zvogëlohet nga mjegulla.

Më 19 maj do të mbajë mot me diell. Në gjysmën lindore të vendit do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por nuk do të ketë reshje. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë, deri në mesatare nga veri-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 19° dhe 24°, pak më të ulëta përgjatë bregdetit, në Sofje rreth 21°.

zonat malore do të mbajë mot me diell, mbi masivet në Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Në mëngjes do të jetë relativisht ftohtë, dhe gjatë ditës temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 13 °, në 2000 m - rreth 5 °.

Mbi bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell me rritje të përkohshme të vranësirave pasdite. Do të fryjë erë mesatare veri-verilindore, e cila në mbrëmje do të pushojë. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 16-19°, temperatura e ujit të detit - 15-17°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

2/3 e bullgarëve mbështesin demokracinë dhe anëtarësimin në BE

20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje...

botuar më 24-08-24 11.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-08-23 7.40.MD