Më 24 maj në Bullgari shënohet Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe e letërsisë sllave. Për ne bullgarët 24 maj është një nga ditët më të ndritshme të vitit. Kjo është festa e lartësimit shpirtëror, e synimit drejt përsosjes nëpërmjet arritjeve të shkencës dhe të kulturës. Kjo datë është e lidhur ngushtë me veprimtarinë e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij. Kisha Ortodokse Bullgare, e kanonizoi dy vëllezërit shenjtorë, dhe i nderon kujtimin e tyre më 11 maji. Programin e sotëm të Radio Bullgarisë ia kushtojmë këta dy iluministë, vepra e të cilëve respektohet në të gjithë botën e krishterë.
Më parë do t’ju tregojmë për jetën dhe veprën e të dy vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij.
Pas kësaj do të dëgjoni pse alfabeti cirilik është “alfabeti i paqes” për bullgarët në Hamburg . Sivjet bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani organizojnë për vitin e dytë “Festival të Shkronjave”, gjë për të cilën do të dëgjoni në këtë program.
Në rubrikën “Kënga e ditës” ju ofrojmë një këngë emblematike për festën “Himni i Shenjtorëve Kirill dhe Metodij”
Ju urojmë dëgjim të këndshëm.
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën tonë Kulturë do t’ju flasim për projektin “Perma-kulturë - hapësira dhe art!” në qytetin Plovdiv. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Bienamada” (Dielli) nga..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Më trego diçka” nga Toma Zdravkov i cili është një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Ju urojmë minuta të këndshme!..
Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë do të mbarojë me muzikë të bukur bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme, duke ju kujtuar se..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Më 1 nëntor përveçse shënohet Dita e Iluministëve të Popullit në Bullgari, Kisha jonë..