Këtë fundjavë – më 21 dhe 22 maj, në Plovdiv do të zhvillohet programi kryesor i Festivalit të Arteve Rrugore 6Fest. Edicioni i dhjetë jubilar është pjesë e programit të Plovdivit - Kryeqyteti Evropian i Kulturës.
Të shtunën, më 21 maj, banorët e Plovdivit dhe mysafirët e tij, të veshur me kostume karnavalesh, mund të bashkohen me një paradë vallëzimi dhe një karnaval, ndërsa të dielën, më 22 maj, do të ketë një paradë historike që do të rikrijojë "Legjionin e Parë Italian" me luftëtarët e lashtë romakë, ashtu siç ka qenë në Filipopolisin antik. Do të ketë gjithashtu një shfaqje palaçosh, një punëtori kukullash, klasa hip-hop etj.Edukimi digjital i të rriturve, pranimi i ulët i fëmijëve nën 3 vjeç në çerdhe dhe përqindja e lartë e të rinjve që as nuk studiojnë e as nuk punojnë - këto janë sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria, të treguara në paketën e dytë të..
Shumica e vendeve të NATO-s dhe BE-së kanë marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Ukrainën. Kështu komentoi shefi i mbrojtjes, admirali Emil Eftimov, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për Marrëveshjen 10-vjeçare të Bashkëpunimit të Sigurisë..
Në negociatat për qeveri, figura e kryeministrit do të jetë një vijë e kuqe për “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). Formacioni vazhdon të insistojë që të ketë një kryeministër të distancuar në një mënyrë të barabartë nga partitë. Bashkëkryetari i partisë,..