Komisioni Evropian prezantoi sot rekomandimet e tij në fushën e ekonomisë për vendet e BE-së. Për Bullgarinë ato janë në tre drejtime, transmeton BTA.
Në vend të parë Bullgaria të vazhdojë të ofrojë mbështetje të përkohshme dhe të synuar për familjet dhe bizneset për shkak të çmimeve të larta të energjisë, si dhe për refugjatët nga Ukraina. Gjithashtu është e nevojshme të sigurohen fonde buxhetore për të ashtuquajturin tranzicion “të gjelbër” dhe digjitalizimin, si dhe për sigurinë energjetike. Rekomandohet që politika fiskale të synojë arritjen e pozicioneve të shëndosha fiskale afatmesme.
Rekomandimi i dytë është që Bullgaria të vazhdojë me zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, si dhe të vlerësojë kostot e politikës së kohezionit deri në vitin 2027 për të nisur negociatat me Komisionin.
Rekomandimi i tretë është zvogëlimi i varësisë së përgjithshme nga lëndët djegëse fosile dhe importet e tyre duke përshpejtuar zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe duke rritur efiçencën e energjisë në prodhim dhe ndërtesa, si dhe duke gjetur zgjidhje të reja afatgjata për ngrohjen qendrore. Komisioni rekomandon gjithashtu rritjen e lidhjeve me rrjetet e gazit të vendeve fqinje.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..