Nuk ka rrezik nga mbyllja e shkollave për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike dhe ngrohjes. Është i mundur aktualizim i buxhetit për të mbështetur shkollat në fillim të vitit të ri shkollor dhe të sezonit e ardhshëm të ngrohjes. Këtë e deklaroi Ministri i Arsimit Akad. Nikollaj Denkov për bTV.
Ministri Denkov ka komentuar edhe nevojën për fillimin e vitit shkollor më herët. Fëmijët tanë, sidomos ata deri në klasën e 6-të, mësojnë me muaj më pak se bashkëmoshatarët e tyre jashtë vendit, tha Denkov dhe saktësoi se diferenca në kohëzgjatje është 25%.
“Kjo është e vërtetë. Ndaj, krahas ndryshimeve në programet arsimore duhet të mendojmë se si do të zgjasim vitin shkollor”, tha Akademiku.Në pavijonin bullgar, në kuadër të COP29 në Baku të Azerbajxhanit, më 13 nëntor, presidenti Rumen Radev do të hapë forumin energjetik së bashku me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në këtë aktivitet do..
Mbrëmjen e së mërkurës do të nisin reshje të reja shiu nga jugperëndimi, në malet mbi 500 m borë. Në veriperëndim të Bullgarisë nuk do të ketë reshje. Gjatë ditës nga perëndimi reshjet përkohësisht do të ndalojnë, më së voni në rajonet..
Koalicioni GERB-SDS po fillon bisedimet për të diskutuar veprimet e përbashkëta politike në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, njoftoi qendra e shtypit e partisë GERB. Takimet fillojnë më 13 nëntor. Për orën 8:30 të mëngjesit janë..
Mungesa e autostradës Bukuresht-Sofje u kritikua ashpër nga ambasadori turk në Rumani, Özgür Kıvanç Altan. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ushtria..
Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit" sot hap laboratorët e tij për një "ditë vjeshte" të veçantë, në të cilën fëmijët dhe të..
Përfaqësuesit e popullit bënë një përpjekje të tretë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e tyre. Forcat politike parashtruan edhe një herë pesë..