Rreth 95 000 refugjatë ukrainas ndodhen aktualisht në Bullgari. Më pak se 60 000 janë në hotele, tha për BNR Krasimira Veliçkova, një këshilltare e zëvendëskryeministres Kalina Konstantinova.
"Mbi 400 hotele kanë miratuar programin e ri, i cili ofron ndihmë prej 15 leva në ditë për një person të akomoduar. Sot është afati i fundit për këtë regjistrim. Rreth 22 mijë persona që janë aktualisht në hotele do të qëndrojnë në to, sepse hotelet e tyre janë regjistruar në program dhe do të vazhdojnë të kujdesen për refugjatët."
Regjistrimet e mysafirëve të tjerë të hotelit janë ende në vazhdim. Ka mbi 35 000 shtretër për të gjithë ata që do të zhvendosen nga hotelet e tyre aktuale, tha Veliçkova. Më shumë se 25 000 ukrainas janë regjistruar tashmë për t'u zhvendosur në strehimin e tyre të ri.Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..