Rreth 95 000 refugjatë ukrainas ndodhen aktualisht në Bullgari. Më pak se 60 000 janë në hotele, tha për BNR Krasimira Veliçkova, një këshilltare e zëvendëskryeministres Kalina Konstantinova.
"Mbi 400 hotele kanë miratuar programin e ri, i cili ofron ndihmë prej 15 leva në ditë për një person të akomoduar. Sot është afati i fundit për këtë regjistrim. Rreth 22 mijë persona që janë aktualisht në hotele do të qëndrojnë në to, sepse hotelet e tyre janë regjistruar në program dhe do të vazhdojnë të kujdesen për refugjatët."
Regjistrimet e mysafirëve të tjerë të hotelit janë ende në vazhdim. Ka mbi 35 000 shtretër për të gjithë ata që do të zhvendosen nga hotelet e tyre aktuale, tha Veliçkova. Më shumë se 25 000 ukrainas janë regjistruar tashmë për t'u zhvendosur në strehimin e tyre të ri.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..