Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë fotografish gjurmon historinë 65-vjeçare të vendpushimit “Zllatni Pjasëci”

Foto: bulgariatravel

Një nga pushimoret tona detare më të vjetra dhe më të bukura po përgatitet për të shënuar jubileun e vet 65 vjeçar. Në lidhje me këtë në Klubin e Përfaqësuesit Popullor në godinën e Parlamentit u hap një ekspozitë me fotografi. Retro-fotografitë, të cilat kanë regjistruar disa nga momentet më të rëndësishme nga zhvillimi i vendpushimit “Zllatni Pjasëci”, do të mbeten në parlament deri më 6 qershor, kurse pas kësaj, deri në fund të muajit, ekspozita do të mund të shikohet në Terminalin 2 të aeroportit të Sofjes.

“Zllatni pjasëci” i cili është një nga tre komplekset kryesore për pushime në Bullgari, është formuar si një vend i preferuar për milionë turistë nga e gjithë bota.Gërmimi i parë i pushimores rreth Varnës është bërë më 11 gusht 1956, kurse hapja zyrtare është më 30 qershor një vit më vonë.

Vija e plazhit është 3.5 kilometra e gjatë dhe 80 deri në 120 metra e gjerë. Pranë saj mbi 90 hotele moderne me restorante dhe pishina të klasës së parë presin mysafirët e tyre çdo verë. Lokalet dhe restorantet me një kuzhinë tipike bullgare  dhe një program të pasur folklorik ofrojnë momente të paharrueshme për vizitorët e vet.


Vendpushimi “Zllatni Pjasëci”, tërheq shumë njerëz të rinj. Ata vijnë këtu për shkak të lokaleve të natës, kazinove për lojë, sallat për bowling, surfing, ski në ujë, delta planerë,  zhytje në ujë, ekskursione të ndryshme, koncerte, festivale, pushime në det dhe të gjitha llojet e argëtimeve të tjera.

Historia e kompleksit “Zllatni Pjasëci” po kështu është shumë interesante. Në të kaluarën që këtu ka kaluar rruga romake, janë zbuluar dhe gjurmë nga prania e trakëve të lashtë.  Kurse në vendin e Kazinosë së sotme Detare, dikur anijet kanë furnizuar ujë të freskët në bazë të kartës së tregtisë së lirë në tokat tona, të nënshkruar në vitin 1230 nga mbreti Asen II, me republikat e Dubrovnikut, Venedikut dhe Genovës.

Akoma gjatë vitit 1915 vëllezërit Shkorpill, themeluesit e shkencës arkeologjike bullgare, të parët e  shtyjnë idenë e tyre për të ndërtuar një sanatorium detar dhe shtëpi verore në këtë vend. Përpara komisionit Karell Shkorpill përkulet, merr një grusht me rërë dhe thotë: “Shikoni sesa e pastër dhe e verdhë është rëra. Kjo është një “rërë e artë”. “Barërat e këqija mund të pastrohen për dy ose tre ditë.” Kështu ai ka mundur që t’i bind autoritetet se vendi është i shkëlqyer për plazh. Akoma në ditën tjetër një ekip marinarësh fillon të pastrojë zonën.Sot është një nga vendpushimet më të famshme dhe më të vizituara bregdetare bullgare.


65 vjetori i kompleksit “Zllatni Pjasëci” do të shënohet me një program të pasur. Festa do të nis më 11 qershor me ndihmën dhe kontributin e Ministrive të Turizmit dhe të Punëve të Jashtme dhe Bashkia e qytetit Varna. Janë të ftuar të gjithë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: tourism.government.bg, bulgariatravel



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja tashmë ka një autobus për një turne panoramik nëpër atraksionet qendrore të qytetit

Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..

botuar më 24-08-04 8.15.PD

Nga vreshti në shishe – “Mavrudi” legjendar si pjesë e kartëvizitës së Bullgarisë

 “Poezia në një shishe” - kështu e përcaktojnë njohësit varietetin emblematik të verës vendase “Mavrud”. Ajo karakterizohet me një ngjyrë të thellë rubin, si dhe nivele të larta të taninit dhe acideve. Në pijen legjendare bullgare mbizotërojnë..

botuar më 24-07-28 12.20.MD

“The Independent” : Sllënçev Brjag ofron më shumë për më pak se Marmaris

S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..

botuar më 24-07-25 7.25.PD