Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Nuk ka armë bërthamore në Bullgari

Foto: BGNES-arkiv

Në Bullgari nuk ka armë bërthamore. Akuzat e tilla janë spekulime, deklaroi para gazetarëve Presidenti Rumen Radev. Kreu i Shtetit e tha këtë në lidhje me lajmin se avionët luftarakë amerikanë F-35 të Forcave Ajrore të SHBA-së kanë zbarkuar në Bullgari më 30 maj për të kryer stërvitje ajrore në rajonin e Detit të Zi së bashku me Forcat Ajrore Mbretërore të Holandës. Radev theksoi se avionët luftarakë po vijnë për të kryer stërvitje të përbashkëta me Forcat Ajrore Bullgare dhe për të ndihmuar në forcimin e sigurisë ajrore, njoftoi BGNES.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Aeroportin e Sofjes hapën parkingje të reja me mundësi të karikimit të makinave elektrike

Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..

botuar më 24-11-26 3.51.MD

GERB do ta kthejë mandatin e parë sapo ta marrë

Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..

botuar më 24-11-26 3.30.MD
Borisllav Sarafov

Borisllav Sarafov ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror, sipas dy komisioneve të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..

botuar më 24-11-26 1.48.MD